Vlerat e objekteve të kultit musliman të shkatërruara nga monizmi

Autorët

  • Prof. Dr. Valter Shtylla

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2652

Abstrakti

Këtë artikull, si intelektual dhe restaurator, e quaj si detyrim ndaj ndërgjegjes së popullit tim, e lënduar veç të tjerave edhe nga privimi i lirisë së besimit fetar, që e ka kompaktësuar popullin në momentet e duhura historike dhe e ka bërë më të pastër shpirtin dhe më të edukuar karakterin e tij njerëzor.

Pas vitit 1944 e në vazhdim, sistemit në fuqi filloi t’i forcohej bindja se populli duhet të besonte vetëm në një drejtim, vetëm në atë të politikës dhe të ideologjisë, derisa në vitin 1967 në Shqipëri u ndalua edhe liria e besimit fetar, u mbyllën të gjitha institucionet fetare dhe u ushtrua një terror i ashpër mbi klerikët. U desh afër një çerek shekulli që në Shqipëri të hapeshin përsëri kishat dhe xhamitë, pra që populli të besonte lirisht në fe. U lejua besimi fetar, por populli ndjeu një mungesë të madhe të institucioneve fetare, të cilat gjatë regjimit monist ishin të mbyllura dhe përjetuan shkatërrimin.

Ndër objektet e kultit musliman të shkatërruara gjatë kësaj kohe, ishin mjaft nga ato që ruanin vlera të lashta historike dhe që përbënin realizime të spikatura sa i takon arkitekturës dhe artit. Ndërtesat e kultit mysliman ruajtën vlerat e lashta historike dhe ishin bëma të artit dhe arkitekturës. Është detyrë e Institutit të Monumenteve dhe e zyrtarëve të Komunitetit Mysliman të zbulojnë dhe identifikojnë këto objekte të kultit mysliman të kthyera në magazina apo furra buke, në mënyrë që të mund t'i shërbejnë qëllimit të tyre origjinal fetar që populli i kujton.

Fjalët kyçe:

objekte kulti, islam, monizmi, art, arkitekturë

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Shtylla , Prof. Dr. Valter. 2019. “Vlerat E Objekteve Të Kultit Musliman Të shkatërruara Nga Monizmi”. Univers 20 (20):238-40. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2652.

Numri

Seksioni

Opinione