Stambolli në “Sejahatnamenë” e Evlija (Evliya) Çelebiut

Autorët

  • Dr. Eduart Caka

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2657

Abstrakti

Evlija Çelebiu, emri i vërtetë i të cilit është Dervish Mehmed Zilli ishte funksionar, udhëtar, intelektual dhe shkrimtar osman, i cili jetoi në shek. XVII. Ai mendohet të ketë lindur në vitin 1611 në qytetin e Stambollit dhe ka vdekur në vitin 1684.

 Për një periudhë rreth dyzet vjeçare ai ka shëtitur thuajse të gjithë hapësirën e Perandorisë Osmane, por edhe në shtete të tjera të Evropës, duke na dhënë informacione të rëndësishme mbi jetën sociale, shoqërinë, kulturën, gjuhën, traditat, historinë dhe fenë e shumë vendeve nëpër të cilat ka udhëtuar.

Ajo çka e habit studiuesin në lidhje me Çelebiun është diapazoni i tij i gjerë intelektual, po të kemi parasysh se në “Sejahatname” ai flet për çështje të cilat u përkasin fushave dhe shkencave të ndryshme, kulturës, fesë, arkitekturës, gastronomisë etj. Jo më kot, emri dhe vepra e tij u vlerësuan nga UNESCO duke e shpallur vitin 2011 si vitin e Evlija Çelebiut.

Fjalët kyçe:

Sejahatname, Evlija Çelebiu, Stamboll, vepra

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Caka , Dr. Eduart. 2019. “Stambolli Në ‘Sejahatnamenë’ E Evlija (Evliya) Çelebiut”. Univers 20 (20):274-77. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2657.

Numri

Seksioni

Botime në fokus