Gjurmime në publicistikën e Sami Frashërit

Autorët

  • Prof. Dr. Hamit Boriçi

Abstract

Sami Frashëri, dijetari dhe ideologu i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare ishte dhe mbetet edhe një prej publicistëve më të shquar atdhetarë në kohëra.
Trashëgimia e tij edhe në këtë lëmë është e begatë.
Ai hyri në gazetari si redaktor dhe kryeredaktor i revistës kulturore “Hadika” (Kopshti). Dy vjet më vonë Samiu, për pikëpamjet e tij liberale, internohet në Tripoli (1874), ku nxjerr gazetën “Tarabullus”. Më 1876 në Stamboll boton e drejton gazetën e parë të përditshme turke, “Sabah” (“Mëngjezi”).
Publicistika e Sami Frashërit lulëzoi, sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai përpunoi idetë e “Lidhjes” dhe i mbrojti ato në gazetat kryesore të Stambollit. Në të përkohshmen më të njohur të kohës “Terçuman-i Hakikat”, më 1878, ai botoi një cikël shkrimesh, artikuj e pamflete politike. Përmes tyre i përcillte opinionit publik informacion të gjerë, mendime dhe interpretime të reja e të qarta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kryeredaktor të së përditshmes së madhe prestigjioze, “Terçuman-i Sark” (“Përkthyesi i Lindjes”), Samiun e shohim që nga numri 74 (18 prill 1878). Ishte koha e Kongresit të Berlinit (1878), ku do të përcaktoheshin edhe kufijtë e Shqipërisë.
Samiu bashkëbisedon, dialogon, polemizon me gazeta e gazetarë, ashtu si edhe me historianë e politikanë, që enkas shtrembëronin të vërtetat për Shqipërinë e kombin shqiptar.
Sami botoi e drejtoi edhe disa revista kulturore e shoqërore, si “Muharrir” (Shkrimtari) dhe “Hafta” (Java). Revista e parë shqiptare dhe në gjuhën shqipe ”Drita”-“Dituria”, botuar në Stamboll në vitet 1884-1885 dëshmon për ndihmesën e madhe që dha dijetari ynë, si drejtues, por edhe si autor i shumë shkrimeve didaktike për shkollën shqipe.
Këto dhe të tjera organe shtypi janë parashtruar e vlerësuar në trajtesën “Sami Frashëri publicist”.

Keywords:

publicistikë, Sami Frashëri, revista, Rilindja Kombëtare, Stamboll

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Revista “Tribuna e gazetarit”, Tiranë, 1971, nr. 2.

  2. “Tribuna e gazetarit”, Tiranë, 31 korrik 1978.

  3. Gazeta “Terçuman-i Sark”, nr. 87, 23 korrik 1878.

  4. Gazeta “Terçuman-i Sark”, nr. 109, 4 gusht 1878.

  5. Gazeta “Terçuman-i Sark”, nr. 133, 29 gusht 1878.

  6. Gazeta “Terçuman-i Sark”, nr. 148, 15 shtator 1878.

  7. Gazeta “Terçuman-i Sark”, 24 dhjetor 1878.

  8. Gazeta “Terçuman-i Sark”, 3 janar 1879.

  9. Revista “Gjurmime Albanologjike” - Seria Shkencat historike, Prishtinë, 1968, nr. 1.

  10. Izmi Zeka - http://lajme.dervina.com/, e enjte, 8 korrik 2010; 17:37.

  11. Profesor Zija Xholi - “Sami Frashëri”-Tiranë. 1978.

  12. Fjalor enciklopedik shqiptar - Tiranë, 1985.

  13. Gazeta “Sabah”, Viti I, nr. 1, 9 mars 1876.

Published

2024-01-16

How to Cite

Boriçi, Prof. Dr. Hamit. 2024. “Gjurmime Në publicistikën E Sami Frashërit”. Univers 16 (16):22-29. https://albanica.al/univers/article/view/3509.

Numër

Section

Studime