Tezat e Umberto Ecos për edukimin në dy kohë

Autorët

  • Fikret Ramadani

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2883

Abstrakti

Ky fillim i mijëvjeçarit të tretë është quajtur shpeshherë shekulli i teknologjisë. Për sfidat e shumta që njerëzimi po përballet dhe ka para vetes, në të ardhmen kanë diskutuar njerëz të rëndësishëm të globit.

Në këtë punim do të shikohen disa nga hipotezat më të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me mësimin dhe edukimin ndërmjet metodave e formave tradicionale dhe atyre moderne. Një analizë e tillë do të shqyrtojë me një fokus të veçantë tezat dhe qëndrimet e Umberto Eco-s në prerje krahasuese me teori të tjera që kanë ekzistuar në histori, duke u nisur nga idetë që autori mbron pa kompromis, deri tek ato ku lë hapësira për të diskutuar edhe më tej.

Përveç të tjerash, këtu do të trajtohen tezat e autorit që kemi për objekt, në lidhje me librin e zakonshëm dhe e-book-un, letërsinë dhe artin në modernitet dhe në të kaluarën, edukimin e brezave të rinj dhe atashimin me teknologjinë. Po ashtu, në këtë punim analizohen edhe disa mendime të tjera që herë janë në një vijë me tezat e autorit e herë janë në kundërshtim me to.

Fjalët kyçe:

Umberto Eco, edukim, kohë, opinione

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Prof. Dr. Asllani, Persida, Ligjërata të autorizuara nga lënda e Estetikës, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2018.

  2. Benjamin, Walter, Iluminacione (Përktheu: Afrim Koçi), Tiranë, 1998.

  3. Borges, Jorge Luis, Pavdekësia dhe ligjërata të tjera, Biblioteka ALEPH, Tiranë.

  4. Calinescu, Matei, Pesë fytyrat e modernitetit, (Përktheu: Gëzim Qëndro), Dituria, Tiranë, 2012.

  5. Eco, Umberto, Për Letërsinë, (Përktheu: Donika Omari), Dituria, Tiranë, 2010.

  6. Eco, Umberto, Si të udhëtosh me një salmon (Përktheu: Dhurata Shehri), Dituria, Tiranë, 2016.

  7. Eco, Umberto, Letër nipit tim, në: https://zeri.info/kultura/77393/ letra-prekese-qe-umberto-eco-la-per-nipin-e-tij-para-vdekjes/.

Downloads

Botuar

2023-08-25

Si të citoni

Ramadani, Fikret. 2023. “Tezat E Umberto Ecos për Edukimin Në Dy Kohë”. Univers 24 (24):116-22. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2883.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore