Kritika e fetarisë së kulluar
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3001Abstrakti
Trajtimi i pyetjes për kuptimin e fetarisë, nuk u drejtohet atyre që e kanë të gatshme përgjigjen, as atyre që dinë çdo gjë. Ky diskutim është destinuar për të zotët e mendjes, për poseduesit e dijes që e dinë se nuk dinë gjë dhe pyesin që të mësojnë atë që nuk e dinë. Kjo analizë është kritika e fetarisë së kulluar. Kurrsesi kritika e fetarisë së kulluar nuk është antifetare. Ajo është përpjekje shpirtërore dhe mendore që të matet forca e saj në realizimin dhe shfaqjen e saj të shkëlqyer dhe imanente.
Kritika e arsyes së kulluar buron nga pyetjet: Çfarë mund të di? Çfarë mund të bëj? Për çfarë mund të shpresoj? Paralel me këtë, kritika e fetarisë së kulluar buron nga pyetjet: Si mund të besoj? Si të veproj? Si mund të shpëtoj? Në fakt kritika e fetarisë së kulluar është vazhdë e gjurmës së paralajmërimit: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lejohen të thonë: “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi provuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që Allahu të dallojë ata që thonë të vërtetën dhe ata që gënjejnë”. (Kuran, 29/1)
Fjalët kyçe:
kritikë, fetari e kulluar, diskutim, islamReferences
Mustafa Ceriç ka qenë myftiu i Bosnje Hercegovinës gjatë viteve 1993 – 2012.
Kuran, 7: 172.