Raportet shqipe standarde-dialekt te nxënësit e disa shkollave të mesme të Prishtinës
Abstract
Qëllimi i këtij punimi është që të nxjerr disa të dhëna për raportet gjuhë standarde-dialekt te nxënësit dhe studentët në disa nga institucionet e arsimit të mesëm dhe atij universitar në Kosovë.
Hulumtimin e kam realizuar duke anketuar nxënës dhe studentë për raportet gjuhë standarde-dialekt. Për shkak të korpusit të studimit, që mund të jetë shumë i gjerë, trajtimin e kësaj problematike e kam kufizuar vetëm tek nxënësit e dy shkollave të mesme të Prishtinës; në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe në gjimnazin filologjik “Eqrem Çabej” si dhe te studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës - programi: Gjuhë dhe letërsi shqipe si dhe në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në programin e njëjtë të studimeve.
Korpusin e studimit e kam ndërtuar mbi bazën e materialeve teorike që shpjegojnë dhe sqarojnë aspekte të caktuara të dallimeve (raporteve) shqipe standarde – dialekt, si dhe mbi bazën e vrojtimeve dhe anketimeve që kam bërë në shkollat dhe fakultet e lartshënuara. Kam vepruar kështu, sepse mendoj se kundrimi nga afër i ligjërimit të nxënësve dhe studentëve na mundëson për të gjetur e paraqitur të dhëna sa më të plota dhe të vlefshme në lidhje me tiparet ligjërimore të tyre, me interes për sociolinguistikën.
Keywords:
gjuha shqipe, dialektet, Prishtinë, nxënës, Institucionet e arsimit të mesëm dhe universitarDownloads
References
-
Sejdi M. Gashi, Vlerësim apo përçudnim i shqipes standarde nga nxënësit në Prishtinë – shkaqet dhe pasojat, “Java e Shkencës”, Prishtinë, 2013, botim i MASHT-it.
-
Qemal Murati, Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004.
-
John Dewey, Democracy in Education, in John Dewey: The Middle Works.
-
The danger of relying upon authoritative standards and precedents to judge, in: http://docs.lib.purdue.edu/cgi/viewcontentcgiarticle=1489&context=eandc
-
Ragip Mulaku, Standardi i shqipes përballë debateve kontestuese, “Java e Albanologjisë”, Prishtinë, 2011.