Ndikimet morfosintaksore të huaja në gjuhën shqipe

Autorët

  • Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

Abstract

Kohët e fundit, në vargun e gabimeve dhe shmangieve të palejueshme nga normat e shqipes standarde, po shtohen jo vetëm gabimet drejtshkrimore dhe fjalët e huaja të panevojshme, po edhe disa ndikime morfosintaksore të huaja që sjellin pështjellim dhe largim nga hiret e shqipes. Këtë dukuri e shohim me shqetësim, prandaj mendojmë se është koha të përpiqemi të jemi bashkëkohorë në dijet që u japim shkollarëve, por këtë ta kryejmë pa rendur pas mënyrave të të thënit sipas gjuhëve të huaja, të lakmojmë sa më tepër shqipen e thjeshtë e të pastër, t’u largohemi frazave të stërzgjatura, të mbingarkuara dhe të papërpunuara sintaksorisht, të ruajmë sa më shumë etnografinë e të folurit shqip.
Dijeve të reja që parashtrohen në tekstet shkollore, sado të ndërlikuara e të përditësuara me njohuritë bashkëkohore, që sjell domosdoshmëria e evropianizimit dhe botërorizimit të shkollës shqiptare, t’u qasemi shqiptarisht, pa përfryrje e stërhollime të kota.
Përvoja e derisotme, po të flasim “me dorë në zemër”, lë shumë për të dëshiruar. Jemi ende larg, ndoshta shumë larg, nga ajo që pritet dhe që kemi mundësi të bëjmë në gjuhën e terminologjinë e teksteve shkollore.
Shembujt do t’i sjellim edhe nga tekste të gjuhës shqipe, sepse, për fat të keq, gabime dhe të meta të mëdha gjuhësore ndeshim jo vetëm në librat e lëndëve jogjuhësore, por edhe në librat e leximit e të gjuhës shqipe, të shkruar edhe nga autorë me përvojë të gjatë.
Nuk mund të mos theksojmë, gjithashtu, rrethanën e pamirë se, ndonjëherë, edhe në librat që kanë autorë ose bashkautorë gjuhëtarë të njohur (përfshirë edhe librat “Gjuha shqipe”, 1, dhe “Letërsia dhe gjuha shqipe”, 2), janë përvjedhur deri edhe gabime të pafalshme, fjalë të shkruara në kundërshtim me rregullat e drejtshkrimit, trajta të gabuara morfologjike, kuptime të pasakta të fjalëve dhe termave, për të mos përmendur zgjedhjen jo të goditur të shembujve, formulimet e errëta të pyetjeve dhe të detyrave, si dhe përgjithësisht stilin e pazhdërvjellët të teksteve shkollore.

Keywords:

norma e standartit të gjuhës shqipe, ndikime morfosintaksore të huaja, tekste shkollore, rregullat e drejtshkrimit

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1973.

  2. Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1976.

  3. Strunk Wiliam, Jr, The Elements of Style, New York, 1918. ”Lajmim”, botuar në gazetën “Përlindja e Shqipëniës”, Viti I, nr. 6,17/30 gusht 1913.

  4. A. Xhuvani, Për pastërtinë e gjuhës shqipe, Tiranë, 1956;

  5. E. Çabej, Për pastërtinë e gjuhës shqipe, në “Gjuha jonë”, 1,1981, fq. 36-47.

  6. I. Ajeti, Mjetet e informimit për ngritjen e kulturës gjuhësore,

  7. në “Çështje të kulturës së gjuhës”, Prishtinë, 1980, f. 15.

  8. Fadil Raka, Çështje të shqipes letrare, Shkup, 1998.

  9. Mehmet Çeliku, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001.

  10. Rahmi Memushaj, Shqipja standarde,Tiranë, 2005.

  11. Qemal Murati, Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Prishtinë, 2004;

  12. Qemal Murati, Gjuha e mediave-Fjalor i gabimeve gjuhësore, Prishtinë, 2008.

  13. 11. Gj. Shkurtaj, Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën të bukur, ShBLU,Tiranë,1998.

  14. Gjovalin Shkurtaj, Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran, Tiranë, 1988.

  15. Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, ShBLU, Tiranë, 2001.

  16. Gj. Shkurtaj, Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës, Kristalina KH,Tiranë, 2003.

  17. Gj. Shkurtaj, Si të shkruajmë shqip-Baza të shkrimit akademik, Botimet “Toena”, 2012.

  18. Gj. Shkurtaj, Shqetësime dhe propozime për kulturën e gjuhës së shtetit, Gazeta “Sot”, 20 nëntor, 2013.

  19. Gjovalin Shkurtaj, Kultura e gjuhës, ShBLU, 2006.

  20. Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009.

Published

2024-01-16

How to Cite

Shkurtaj, Prof. Dr. Gjovalin. 2024. “Ndikimet Morfosintaksore Të Huaja Në gjuhën Shqipe”. Univers 16 (16):40-47. https://albanica.al/univers/article/view/3512.

Numër

Section

Studime