Eposi i kreshnikëve - dukuri të bashkësisë me ligjin zakonor shqiptar

Autorët

  • Prof. Dr. Mark Tirta

Abstract

Historia, gjuha, etnokultura shqiptare, janë një pasuri e madhe, një vlerë e pakrahasueshme e dritëdhënëse që kanë bërë të mbijetojë ky popull me veçoritë e tij tepër përcaktuese, që nga Ilirët e Kohës Antike, Arbrit e Mesjetës e Shqiptarët e Kohës së Re. Për të mbijetuar kështu e për t’u zhvilluar si identitet etnik, këto bashkësi nuk e kanë pasur të lehtë.
Qëndresa në bashkësi, në organizimin komunitar me doke ligjore të forta, me etnokulturë, i ka bërë të mbijetojnë e të vijnë deri në shtete bashkëkohore.
Që të kuptojmë mirë rrugën e gjatë të zhvillimit e të mbijetesës së shqiptarëve në shekuj, duhet të hyjmë mirë në brendësi të mbijetesës në bashkësi të hekurt mes tyre si “tanët”: në gjuhë, në histori, në etnokulturë, në përkatësi gjeografike që prej shumë shekujsh. Kjo ka qenë një shkëmb graniti ndërlidhës, “bashkësi” prej shumë kohësh, që e kanë bërë të pathyeshëm në bëmat historike, në gjuhë, në krijimtarinë popullore, siç është Eposi i Kreshnikëve që i ka frymëzuar në identitet etnik e këtu flet për të dhe vetë koha e Arbrit të Mesjetës me dukuritë e principatave me ngjashmëri shtetërore në hapësira të gjera. Për këta kreshnikë është më i vlefshëm se jeta. Miku që të vjen në shtëpi duhet mbrojtur me çdo kusht... brenda oborrit agën e kanë pre kur në gjunjë ju ka ra. Me gjithë djalë sarajet na i ka djeg; “vritet turku, por kanuja nuk vritet”, pra për mikun bëhen edhe gjërat më të tmerrshme.
Ky organizim, kjo bashkësi malesh, komunitarizëm, ka qenë shumë veprues për mbrojtje e për marrëdhënie shoqërore të mira, për ekuilibër, duke i vendosur gjërat ashtu si të ishin në ato kohë të egra. Ky organizim, me kod ligjor dokesor e ka bërë këtë popull të mbijetojë ndër shekuj me gjuhë, me troje, me etnokulturë, me kompaktësi etnike të qëndrueshme.
Me të vërtetë bëhet pyetja: se si ka mundur të mbijetojë ky popull, kjo bashkësi etnike e miteve, në ndryshim të vazhdueshëm përmbi 3000 vjet e nuk u shpërbë nga popuj barbarë, nga mbretëri e nga perandori, kur në troje mbarëarbërore në asnjë kohë nuk ka pasur mbretëri apo shtet mbarëetnik?
Nevoja jetike për t’u mbrojtur ka përforcuar lidhjet komunitare me ligje të forta dokesore. Këtë na e thotë qartas dhe Eposi i Kreshnikëve që i flet së kaluarës por dhe të tashmes e të ardhmes.

Keywords:

historia shqipe, gjuha shqipe, etnokultura, populli shqiptar, eposi i kreshnikëve

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Buda, Aleks: Shkrime historike, I, Tiranë, Sht. Botuese “8 Nëntori”, 1986.

  2. UShT-IHGJ, 1962. Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëll. II, shek. III-XV, Tiranë,

  3. Çabej, Eqrem: Për gjenezën e literaturës shqipe, “Studime gjuhësore”, vëll. V, Prishtinë, “Rilindja”, 1975.

  4. Çështje të folklorit shqiptar, nr. 2, 3, Tiranë, 1987. Kryesisht: A. Buda, Q. Haxhihasani, Andromaqi Gjergji.

  5. Desnickaja, Agnja: Mbi lidhjet boshnjako-shqiptare në lëmin e poezisë epike, “Gjurm. Alb. Folkl.-Etn.”, V, 1975, Prishtinë, 1977.

  6. Durham, M. Edith: Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera, Tiranë, “8 Nëntori”, 1990.

  7. ASh, Epika legjendare, 1, Tiranë, IKP, 1966.

  8. ASh, Epika legjendare, 2, Tiranë, IKP, 1983.

  9. Fetiu, Sadri: Balada popullore shqiptare, Prishtinë, IAP, 2000.

  10. Frashëri, Kristo: Etnogjeneza e shqiptarëve, Tiranë, Botimet MJB, 2013.

  11. Gjeçovi, Shtjefën: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Tiranë, AShSh, 1989.

  12. Hahn, Johann Georg von: Studime shqiptare, Tiranë, Bota Shqiptare, 2007.

  13. Hahn, Johann Georg von: Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, Tiranë, Geer, 2001.

  14. Jorga, Nikolla: Le caractere commun des institutions de Sud-Est de l’Europe, Paris, “Librairie Universiteire”, 1929.

  15. Këngë popullore legjendare, Përgatitur për botim nga Qemal Haxhihasani, Tiranë, ISh, 1955.

  16. Krasniqi, Mark: Rrënjët tona etnike, Prishtinë, “Vatra”, 2002.

  17. Lamberc, Maksimilian: Epika popullore e Shqiptarëve, “Çështje të Folklorit Shqiptar”, 6, Tiranë, 1998.

  18. Monteskje, Sharl: Mbi frymën e ligjeve, Tiranë, ShB “Luarasi”, 2000.

  19. Ndërlidhësi komunitar në demokracinë vendore, Tiranë, 15, 2006.

  20. Neziri, Zymer: Studime për folklorin, I, Prishtinë, IAP, 2006.

  21. Neziri, Zymer: Studime për folklorin, II, Prishtinë, IAP, 2008.

  22. Neziri, Zymër: Epika legjendare e Rugovës, IAP, 2009.

  23. Nopça, Franc: Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e drejta zakonore e tyre, Tiranë, QSA, IH, 2013.

  24. Skëndi, Stavro: Poezia epike gojore e shqiptarëve dhe e sllavëve të Jugut, Tiranë, IDK, 2002.

  25. Sokoli, Ramadan: Gjurmime folklorike, Tiranë, Sh.B. “Naim Frashëri”, 1982.

  26. Shala, Demush: Këngë popullore legjendare, Prishtinë, IAP, 1972.

  27. Shuflaj, Milan: Serbet dhe shqiptarët, Tiranë, Ins. i Dial. e Kom., 2007.

  28. Tirta, Mark: Shtresime mitologjike në epikën legjendare, “Kultura Popullore”, Tiranë, 1938, nr. 2.

  29. Tokëvil, Aleksis de: Demokracia në Amerikë, Tiranë, Soros, “Kristalina KH”, 2002.

  30. Valentin, Giuseppe: Il diritto delle communitá nella tradizione giuridica albanese, Generalitá, Firenze, “Vallah”, 1940.

  31. Visaret e Kombit nga B. Palaj e D. Kurti, vëll. II, Shkodër, “Nikaj”, 1937.

  32. Zojzi, Rrok: Aspekte të Kanunit të Skënderbeut të para në kuadrin e përgjithshëm të së drejtës kanunore, “Studime historike”, UShT, 1967, nr. 4.

Published

2024-01-16

How to Cite

Tirta, Prof. Dr. Mark. 2024. “Eposi I kreshnikëve - Dukuri Të bashkësisë Me Ligjin Zakonor Shqiptar”. Univers 16 (16):71-82. https://albanica.al/univers/article/view/3515.

Numër

Section

Studime