Vlerat e integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian

Autorët

  • Dr. Faruk Borova

Abstract

Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, qysh prej momentit të rrëzimit të diktaturës komuniste në Europën Lindore, pikësynimin kryesor e kishin përfshirjen në BE, në të gjitha aspektet.
Për të kuptuar më qartë arsyen se përse kërkime shumë dëshirë Shqipëria dhe rajoni këtë integrim, në vija të përgjithshme është përshkruar se cfarë përbën Komuniteti Europian, si organizëm dhe vlerat që përbën ky komunitet për popujt europianë. Në vijim është trajtuar se si filloi funksionimi i këtij komuniteti, por pa lënë mënjanë edhe propozimet dhe idetë më të hershme nga personalitete botërore për krijimin e këtij komuniteti, pra për të krijuar Shtetet e Bashkuara të Europës (SHBE), pak a shumë në ngjashmëri me SHBA-në. Janë përmendur etapat e ecurisë së këtij integrimi nga fillimi e deri në momentet e fundit, duke parashtruar edhe të ashtuquajturat detyrat e shtëpisë që ka lënë vazhdimisht Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian. Edhe pse nuk jemi përfshirë akoma në këtë komunitet, vendi ynë dhe Ballkani Perëndimor, janë ndihmuar nga BE-ja në shumë plane, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në trajnime, në ligjshmëri apo organizimin e seminareve. Për të kuptuar më mirë faktin se çfarë të kaluar ka populli ynë, kemi përshkruar historikun e hershëm të shqiptarëve, duke filluar nga pellazgët, ilirët e deri në ditët tona, pa lënë mënjanë edhe fillimet e fesë në Shqipëri, nga një vend pagan, futja e fesë së krishtere e deri në konvertimin në shumicë muslimane. Edhe pse Shqipëria dhe rajoni nuk janë përfshirë plotësisht në BE, është argumentuar në mënyrë të detajuar se përfshirja e Shqipërisë dhe BP-së në BE është në të mirë të popujve të rajonit, por pse jo edhe të komunitetit europian, pasi këto popuj kanë karakteristika specifike të vlerësueshme dhe do të japin kontribut të vyer në komunitetin europian.
Së fundi, është nxjerrë në evidencë fakti se integrimi, për mendimin e popullit shqiptar, është i vonuar dhe se fajin e hershëm e kanë situatat e krijuara në këtë rajon, si edhe në ditët e sotme, në dukje e ka politika shqiptare, pasi ata janë personazhet që e ndjekin nga afër këtë proces. Mirëpo është theksuar qartë se edhe pse përgjegjësia mbetet e politikanëve, ata nuk janë fajtorë, pasi ata janë pjellë e këtij populli dhe të zgjedhurit e këtij populli.

Keywords:

Shqipëria, Ballkani perëndimor, Bashkimi Europian, integrim, politika shqiptare

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. VOA - Zëri i Amerikës, 2 korrik 2014.

  2. Gazeta “Panorama”, Tiranë, 2 korrik 1924.

  3. Hivzi Islami – Studime demografike, 2005.

  4. Amir B.Ahmeti – Atlas of Islamic World, 2009.

Published

2024-01-16

How to Cite

Borova, Dr. Faruk. 2024. “Vlerat E Integrimit Të Shqipërisë Dhe Të Ballkanit Perëndimor Në Bashkimin Europian”. Univers 16 (16):168-85. https://albanica.al/univers/article/view/3557.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore

Similar Articles

<< < 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.