Çamëria dhe çamët në histori
Abstract
Prej lashtësisë së hershme e vazhdimisht Çamëria ka qenë dhe është e banuar nga e njëjta popullsi, nga shqiptarët në Çamëri, të cilët në Odisea quhen 'titànë'. Efori –thotë Straboni- i quante “pelasgë hyjnorë”.
Që nga viti 1530 p.e.r çamët, kishin mbretërinë e tyre. Kur Odiseun dallga e nxori në anëdetin e Çamërisë, mbi fron ishte mbretëresha Kalidhìkë e cila e strehoi dhe e ndihmoi të kthehej në ujdhezën e vet, Itakë.
Shílaci (Scilacis Cariadensis) thotë: “Poshtë kaonëve gjenden thesprotët e pas kasópëve, mollosët”.
M. Urban në “Studime mbi Shqipërinë e Jugut” shkruan: «Nga Butrinti e deri në Prévezë banonin thesprotët”. (A.I.H., dos. A-I.6).
Franc V. Scheiger, shkruan: “Elementi shqiptar në jug shtrihet deri në Gji të Nartës e në lindje deri në mal të Pindit".
U.M.L. në “T. in N. G. and A.” I, 1835, thotë: "Çamët zënë anëdetin dhe arrijnë gjer përtej Sulit".
Që çamët kanë qenë të panënshtrueshëm me dhunë prej të huajve, dëshmohet fare sheshit edhe nga kryengritjet e tyre në vitet: 1336, 1714, 1708-1709, 1780-1800, 1824-1828, 1831, 1833, 1834, 1847-1848 etj. Këto kryengritje u ndërprenë përkohësisht, sepse shtetin grek sundimtarët e tij e bënë një fuqi kërcënuese ndaj çamëve dhe vendit të tyre; me të vënë në dorë fuqinë shtetërore, ata iu vunë syrin viseve të të tjerëve në veri, kryesisht atyre të shqiptarëve. Po, meqë sapo kishin dalë në skenën politike, hëpërhë nuk guxuan të suleshin në drejtimin që synonin.
Rasti që prisnin iu dha më 1854, kur ushtria mbrojtëse e kohës ishte mbërthyer me atë ruse në Krimê. Më 2 janar të atij viti lëshuan një armatë të drejtuar nga gjenerali Theodhori Griva; ajo mundi të zinte tërë pjesën lindore të Çamërisë, deri në rrjedhën e lumit Kalamà. Mjerisht koha vazhdonte të rridhte gjithnjë në dëm të Çamërisë, si vazhdon edhe sot e kësaj dite. Natën e 17-18.X.1912 ushtria greke iu turr Çamërisë me luftanije dhe fuqi të tjera ushtarake; ajo goditi Prevezën dhe tërë anëgjirin verior ndërmjet saj dhe Nartës. Sado që luftëtarët çamër dhe një allaj i truparmatës osmane me qendër në Janinë-pjesërisht e përbërë edhe prej taburë çamësh nën armë-iu kundërpërgjigjën me rreptësi, po pas një muaji e ca përleshjesh të ashpra, ushtria greke gjithnjë në shtim e sipër, mundi t’i shtynte deri në rrjedhën e Lumit të Zi (Aherónit).
Keywords:
Çamëria, shqiptarët, kryengritje, ushtria, mbrojtjaDownloads
References
-
Vasil Krapsiti, “I Istoria tu Margaritiu”, Athinë, 1992.
-
Viktor Forbin, “Je sais tout”, “Zana” nr. 1, Durrës, 1914.
-
Fransua Puqueville, “Histoire de la Regeneration de la Grece” III, Paris, 1825.
-
Shemsuddin-Sami Frashëri, “Kamus-ul Alam”.
-
Gabriel Remerand, “Ali de Tebelen Pacha de Janina”, Paris, 1928.
-
“Sinhronos Enqiklopedhia” VI.7.
-
William Martin Leac. “Researches in Greece” Londër, 1814.
-
Johahnn Georg von Hahnn, “Albanesische Studien”, Vjenë, 1853.
-
Lord Byron, “Childe Harold” .
-
Rene Pino, “Revue des Deux Mondes”.
-
Dr. Jan Thomopullos, “Pelàsgjika”, Athinë, 1912.
-
Prof. Halil Inalçik, “Syret-i Defter-i Sanxhak-i Arvanid”, Ankara, 1954.
-
Jan Llambridhi, “Suliotka”, 1890 (AQSh, F. 251, dos, 14).
-
Dr. Henri Holland, “Travels in the Jonian Isles, Albania”.