Përshkrimi i udhëtimeve të Evlija Çelebiut nëpër Çamëri e Mollosi

Autorët

  • Ibrahim D. Hoxha

Abstract

Shehu helvetjan turk, Evlija Çelebiu qarkulloi tri herë nëpër tokën shqiptare, që asokohe ishte në përbërjen e Sulltanatit Osman dhe emërtohej Arnavutllùk: më 1660 nëpër pjesën e saj veriore, më 1662 nëpër të mesmen, ndërsa më 1670 nëpër jugun e saj. Kjo pjesë përbëhet nga Çamëria dhe Mollosia. Çamëria, ose brezi tokësor anës Detit Jon, zgjatet 110-115 km nga Gjiri i Prevezës drejt veriut dhe shtrihet 36 km nga buzëdeti drejt lindjes, duke u përmbledhur brenda një sipërfaqeje prej rreth 4140 km². Kurrizi malor lindor Dodonë-Mali i Gjerë e veçon nga Mollosia, trevë me sipërfaqe mbi 5000 km².
Evlija Çelebiu shëtiti anë e kënd nëpër tërë viset që asokohe përbënin trungun tokësor shqiptar, ashtu si asnjë udhëtar tjetër i huaj. Kjo i dha atij mundësi që të njihte me imtësi çdo shfaqje a sjellje të jetës së përditshme: gjuhën, prirjet, sidomos ato më të parapëlqyerat: burrërinë, trimërinë, besnikërinë ndaj fjalëdhënies, zemërgjerësinë, mëshirën etj. Shkurt, u bë njohësi më i mirë i tyre.
Ai vëren: "Tërë shqiptarët flasin shqip, gjuhë e pangjashme me asnjë gjuhë tjetër…Është gjuhë e mrekullueshme, të cilën ata e flasin me përkushtim (devocion) dhe mirësjellje kur njeri-tjetrit i drejtohen me nderim".
Ndër të tjera ai ngreh në qiell mikpritjen e shqiptarëve; Në "Sejjahatnamesi" thotë: "I huaji, qoftë edhe fare i panjohur, në Shqipëri është i mirëpritur në cilëndo shtëpi që të flasë dhe se ai mund të rrijë atje sa të dojë. Të zotit të shtëpisë, nëse i mungojnë ushqimet e domosdoshme për të kënaqur të ardhurin, arrin të lërë peng edhe pushkën –mjetin më të çmueshëm dhe jetik për të dhe familjen e tij- për të marrë ç’i duhet".
Vëzhgimet e veta ai i pasqyroi një për një në librin "Evlijja Çelebi Sejjahatnamesî". Në të shfaqen të gjitha dukuritë e jetës shoqërore dhe ekonomike të vendit tonë: histori, gjeografi, bujqësi, zejtari, tregti, organizim politik dhe fetar, zakone, kulturë, legjenda etj., të cilat i përshkruan me çiltërsì e hollësi të papritura. Libri, nga të gjitha pikëpamjet: shoqërore, ekonomike dhe politike, është një thesar i pasur për të hedhur dritë mbi historinë e popullit shqiptar dhe rajonet e tij që aktualisht janë jashtë kufijve politikë të Shqipërisë.
Evlija Çelebiu ka përshkruar gjithçka i ka zënë syri: Lartësitë e maleve, madhësinë e qyteteve e të fshatrave, ka matur me kujdes gjatësinë dhe gjërësinë e fortesave, të xhamive e të kishave, ka përshkruar me kujdes të veçantë e pa mungesa ndërtesat e kohës, ka vëzhguar me vëmendje jetën e popujve, gjuhën, fenë, zakonet. Ai është më i madhi i të gjithë turistëve muslimanë të Mesjetës, duke ua kaluar edhe Messeudiut, Ibn-i Fadlanit, Idrisìut, Ibn-i Metutas etj.

Keywords:

trojet shqiptare, Evlija Çelebiu, udhëtime, Çamëri, Mollosi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Evlija Çelebi Serjjahatnamesi

  2. Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedì Jugshqiptare

  3. Robert Elsie, "Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe viset fqinje: Kosovë, Mal i Zi, Òhër", Tiranë, 2008

Published

2024-01-29

How to Cite

Hoxha, Ibrahim D. 2024. “Përshkrimi I udhëtimeve Të Evlija Çelebiut nëpër Çamëri E Mollosi”. Univers 14 (14):192-204. https://albanica.al/univers/article/view/3785.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.