Program i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit -“kushtetuta” e “vilajeteve të bashkuara”

Autorët

  • Prof.dr. Gazmend Shpuza

Abstract

Në këtë artikull trajtohet programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të autori me prejardhje lumjane, Sulejman Kylçe, na jep të dhëna fundamentale mbi zhvillimin e Kuvendit të Prizrenit të datave 15-17 qershor 1878. Atë ditë, delegatët e Kuvendit deklaruan: "Mallkuar qoftë kush mendon vetëm për interesat e veta në këtë kohë kur atdheu na thërret në shërbim të tij. Ne në Lidhjen tonë morëm vendimin e patundur që, pa bërë fjalë për çështje feje, para së gjithash jemi shqiptarë". Gjithë kjo, sipas autorit, ishte vepër e një zgjimi të madh. Kuvendarët e mbledhur ato ditë në Prizren, edhe pse përfaqësues vetëm të një pjese të trevave shqiptare, u shprehën dhe morën vendime në këtë tubim historik në emër të të gjithë bashkatdhetarëve të tyre, jo vetëm për ruajtjen e tërësisë së trojeve shqiptare, por dhe për sa i takonte sendërtimit të të drejtave kombëtare të mbarë popullit shqiptar. Përkujtesa, e cila arriti në Berlin më 26 qershor 1878, kërkonte me vendosmëri që "menjëherë të hidheshin poshtë vendimet e Shën Stefanit dhe të ruhet integriteti territorial" i kazave që përfaqësonin. Në të deklarohej qartë dhe prerazi: "Ne jemi shqiptarë dhe që të gjithë të bashkuar, pa dallim feje-myslimanët, katolikët dhe të tjerët dëshirojmë t’ia bëjmë me dije Europës se nuk pajtohemi kurrsesi që çështjet tona të shtrohen pa u pyetur ne. Ne kemi luftuar dhe luftojmë deri në pikën e fundit për të drejtat tona. Ne kërkojmë autonomi, kërkojmë gjuhën tonë dhe kërkojmë tokat tona t’i mbrojmë. Ne s’do të lejojmë që bullgari të na i djegë fshatrat tona dhe të na masakrojë. Po ashtu s’do të pranojmë që të copëtohemi". Historiani S. Kylçe tregon: "...ishte e qartë që vendimet e para të Lidhjes së Prizrenit ishin të kundërt me ekzistencën dhe interesat e Shtetit Osman." Prandaj, autoritetet osmane morën masa për të kundërshtuar zbatimin e këtyre kërkesave dhe objektivave. Me aktet e Kuvendit të 15 qershorit 1878, është e qartë dhe e provuar bindshëm që Akti i Gjyqeve (Kararname) dhe "Udhëzimet" ose "Drejtimet" (Talimat) datuar më 17 qershor nuk janë aktet e para të Kuvendit të Prizrenit. Viti 1878 ka qenë vit vendimtar në zhvillimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në këtë vit, me Përkujtesën e qytetarëve shkodranë të 13 qershorit 1878 drejtuar lordit Bikonsfild, u shpalos programi i plotë strategjik i kësaj Lëvizjeje, sigurimi i pavarësisë së Shqipërisë, i modifikuar si alternativë me kërkesën për sigurimin e autonomisë në kuadër të kësaj Perandorie në përputhje me politikën e fuqive europiane për t'i zgjatur jetën Perandorisë Osmane. Lidhja e porsaformuar u angazhua në luftën për sigurimin e autonomisë të Shqipërisë në kuadër të "vilajeteve të bashkuara". Pa kaluar shumë kohë, u botua dhe manifesti ideologjik i Rilindjes sonë Kombëtare, vepra e Pashko Vasë Shkodranit "E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët". Dhe nuk duhet harruar që shpalosja e manifestit politik të nacionalizmit shqiptar u bë pranë një institucioni fetar islam në territorin e Perandorisë Osmane, në të cilën monarku ishte dhe kalif, pikërisht në xhaminë Bajraklie të Prizrenit!

Keywords:

artikull, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kuvendi, autonomia, patriotizmi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. - Kuvendi themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në xhaminë Bajrak, në «Univers» 2009, nr 11, 38-51;

  2. - Roli i Pashko Vasës në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), në: «Seminari VI «Shkodra në shekuj» (26 nëntor 2005), vëllimi I, Shkodër, 2006,82-98.

  3. - Pashko Vasa, E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, në : Lidhja Shqiptare e Prizrenit (Botim në ndihmë të shkollës) [Përgatitur nga Gazmend Shpuza], Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1979, 185-188.

  4. - Haxhi Ymer Prizreni - kryeministri i parë i mbarëshqiptarëve, në: Sesioni shkencor Ymer Prizreni, Personalitet i shquar i Lëvizjes Kombëtare (25-26 maj 2002) ARTCLUB, Ulqin, 2002, 81-92.

  5. - Pashko Vasa dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në: Studime historike , nr. 1-2, 208, Tiranë, 2009, 175-184.

Published

2024-05-07

How to Cite

Shpuza, Prof.dr. Gazmend. 2024. “Program I Lidhjes Shqiptare Të Prizrenit -“kushtetuta” E ‘vilajeteve Të bashkuara’”. Univers 13 (13):76-92. https://albanica.al/univers/article/view/3902.

Numër

Section

Studime