Zhvillimi demografik në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore

Autorët

  • Prof. Dr. Ylli Vejsiu

Abstract

Për pozitën e tyre gjeopolitike trojet shqiptare historikisht kanë qenë objekt pushtimesh të huaja, të cilat jo vetëm ndrydhën e zvogëluan kufijtë e shtrirjes kompakte të popullsisë, por ndikuan edhe në eksodet masive dhe në migrimet e pandërprera të popullsisë shqiptare.
Si rrjedhojë e këtij procesi të gjatë historik, në shtetin amë ndodhen më pak se gjysma e popullsisë së përgjithshme shqiptare. Pjesa tjetër e kombit banon në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Një numër jo i vogël i popullsisë shqiptare ka emigruar në Greqi, Itali, Gjermani, SHBA etj. Ky tipar demografik është ndoshta një rast unik në botë.
Në të njëjtën kohë, ndryshimet e mëdha politike, ekonomike e sociale që kanë ndodhur, sidomos pas vitit 1990, kanë përcaktuar rrjedhën e mjaft proceseve të rëndësishme demografike. U përmendën këto fakte për të kuptuar ecurinë e zhvillimit demografik të Shqipërisë në periudha të ndryshme të historisë së saj.
Deri në vitin 1990, Shqipëria kishte ritmet më të larta të rritjes në Evropë. Pas këtyre viteve dhe në të ardhmen popullsia shqiptare do të rritet në hapa më të ngadaltë. Nataliteti do të vazhdojë të ulet, ndërkohë që vdekshmëria do të priret të rritet si rezultat i plakjes relative të popullsisë.
Migrimi ndërkombëtar do të ndodhë me këto dimensione që u vunë re në 15 vitet e fundit, gjatë procesit të urbanizimit do të vazhdojë të thellohet si rezultat i prirjes objektive të kalimi i fuqisë punëtore nga sektori primar (bujqësia dhe minierat) në sektorin dytësor (industri dhe ndërtim) dhe më vonë në sektorin terciar (shërbime, tregti dhe transport).

Keywords:

Demografia, Emigrim, Natalitet, Urbanizim, Rritje popullsie

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. A. Dojaka, “Aspekte të zhvillimit të lidhjeve të reja martesore”, Tiranë, 1977.

  2. “Albanian Human Development Report, 2000”, Botim i UNDP, Tiranë, 2001.

  3. F. Shehri, “Popullsia e botës”, Tiranë, 2006.

  4. H. Islami, “Popullsia e Kosovës”, Prishtinë, 1980.

  5. Konferenca Kombëtare mbi zhvillimin dhe popullsinë, Tiranë, 1996.

  6. P. Vako, “Zgjatja mesatare e jetës në vitet 1950-1951, 1955-1956.

  7. “Popullsia e Shqipërisë”, botim i INSTAT, Tiranë, 2005.

  8. S. Pulaha, “Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI”, Tiranë, 1983.

  9. V. Misja, Y. Vejsiu, A. Berxholi “Popullsia e Shqipërisë”, Tiranë, 1987.

  10. Y. Vejsiu, “Aspekte të zhvillimit industrialist dhe të transformimeve demografike në RPSSH”, Tiranë, 1981.

Published

2024-05-21

How to Cite

Vejsiu, Prof. Dr. Ylli. 2024. “Zhvillimi Demografik Në Shqipëri Pas Luftës Së Dytë Botërore”. Univers 11 (11):79-87. https://albanica.al/univers/article/view/4328.

Numër

Section

Studime