Hamamet- Ndërtime publike mesjetare në Shqipëri dhe abdesi

Autorët

  • Prof. Dr. Valter Shtylla

Abstract

Në kuadrin historik, banjat publike si konstruksione ndërtimi njihen në Ballkan dhe më tej, të paktën që nga koha e Perandorisë Romake, kur hasen me emërtimin: termat Romake. Këto objekte hasen në çdo skaj të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në qendër të qytetit të Durrësit (Dyrrachiumi antik) ruhen qartë mbetjet e një terme romake me përmasa të mëdha, e po kështu edhe në qendrën arkeologjike të Butrintit në jug të Shqipërisë, Pasuri e Kulturës Botërore.
Ndërsa pranë qytetit të Elbasanit, në fshatin Bradashesh ndodhen ambientet e Termës Romake Ad’Quintum, e shek. I-II e.s, e cila shërbente si stacion i rrugës së njohur romake Via Egnatia, që lidhte Evropën me kontinentin aziatik nëpërmjet Kostandinopojës (Stambollit).
Me ardhjen e turqve në Ballkan, banjat publike në unitet dhe me xhamitë, karavanserajet, etj. përbënin bërthamën urbanistike të qytetit mesjetar ballkanik. Kështu kanë qenë në Shqipëri qytetet e Elbasanit, Korçës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Tiranës, etj.
Pas kësaj periudhe, banjat publike filluan të njihen me emrin “Hamam”-nga persishtja “Hamme”-banjë dhe në përgjithësi ato janë emërtuar edhe si “Banja turke”. Kjo jo vetëm sepse u ndërtuan me ardhjen e turqve, por edhe sepse në bazë të funksionit të tyre, ndryshe nga termalet e lashta, procesi kryhej në vaska individuale (kurna) në dhoma të veçanta.
Megjithatë, banjat antike dhe mesjetare ishin të ngjashme për nga renditja e ambienteve përbërëse dhe elementet teknike.
Në përfundim mund të shprehemi se meritë e një populli është edhe ajo që ai ka ditur kurdoherë, me aftësi krijuese, të pranojë dhe asimilojë kontributet dhe influencat në arkitekturë, të cilat në kushtet e një bashkëjetese të fqinjësisë së mirë, përgjithësisht marrin karakter reciprok, në dobi të të gjithë komuniteteve.
Të pranosh dhe asimilosh atë që është e dobishme në çdo fushë, është një veçori që tregon kulturën dhe horizontin e një populli.

Keywords:

hamamet, ndërtime, turqit, Shqipëri, mesjeta

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-05-21

How to Cite

Shtylla, Prof. Dr. Valter. 2024. “Hamamet- Ndërtime Publike Mesjetare Në Shqipëri Dhe Abdesi”. Univers 11 (11):154-57. https://albanica.al/univers/article/view/4336.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore