Meditim rreth librit “Shpalosje etnopedagogjike” të prof. dr. Shefik Osmani

Autorët

  • Prof. Dr. Musa Kraja

Abstract

Vepra “Shpalosje etnopedagogjike” paraqet veprimtarinë e mbi 30 personaliteteve të njohur, megjithëkëtë, libri nuk duhet parë me syrin e 60, 70 apo 80-vjeçarëve, që i kanë njohur ose kanë lexuar për traditën shqiptare.
Disa portrete në mënyrë të sintetizuar janë edhe në fjalorin pedagogjik të profesorit, të cilin e botoi kur ishte kandidat i shkencave (vetëm me atë vepër mund të merrte doktoraturën e merituar), por në vepër janë paraqitur me specifika veprimtarie, krijimtarie, personalitete të shquara të arsimit shqiptar të viteve ‘30 të shekullit të kaluar e deri në mesin e atij shekulli.
Keto personalitete, si vazhdim i vëllimit të parë me të njëjtin emër, janë sistemuar në bazë kriteresh profesionale.
Sigurisht, vetë numri i madh i tyre, të le të kuptosh se secili është trajtuar në mënyrë të sintetizuar, me synim për të dhënë argumente konkrete, se mësues dhe personalitete të shkollës shqiptare nuk i kanë munguar këtij vendi, madje me vlera të larta shkencore, me njohje të thelluara pedagogjike, psikologjike, me formim të lartë gjuhësor, letrar, me ndjenja dhe pasione të thelluara progresiste e frytdhënëse për brezat që kanë kaluar.
Autori fillon me M. Barletin, në dy fusha të rëndësishme edukimi: edukimi patriotik dhe edukimi ushtarak, vazhdon me P. Bogdanin, gjithashtu në dy çështje: “Të punuarit përpara letrarit, - Udhëzime për të lexuar drejt në gjuhën shqipe. - shkallëzimi i moshave sipas Bogdanit dhe - Dy nga fıgurat e Cuneusit, që shërbyen si mjete konkretizimi, - Të marrët e Diellit, - Të marrët e Hanesse.
Është e rëndësishıne të përmendet se këtu nuk bëhet fjalë për biografi personalitetesh, por jepen të dhëna në fushën e studimeve dhe botimeve pedagogjike, çka i bind me argumente lexuesit, se shume probleme didaktike, pedagogjike, udhëzime, etj. jane bërë me kohë, se ato duhen njohur, pasi përbëjnë vlera në mendimin pedagogjik shqiptar.

Keywords:

libër, personalitete të arsimit, edukimi patriotik, edukimi ushtarak

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-05-21

How to Cite

Kraja, Prof. Dr. Musa. 2024. “Meditim Rreth Librit ‘Shpalosje etnopedagogjike’ Të Prof. Dr. Shefik Osmani”. Univers 11 (11):291-94. https://albanica.al/univers/article/view/4351.

Numër

Section

Botime në fokus

Similar Articles

<< < 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.