Qëndrimet shqiptare dhe greke midis dy luftërave botërore

Autorët

  • Prof. Dr. Beqir Meta

Abstract

Shteti grek në periudhën midis dy luftërave ushtroi presion të fuqishëm kundrejt çdo mase që ndërmori qeveria shqiptare për të vendosur autoritetin e shtetit në zonën e minoritetit grekofon dhe integrimin e tij në shtetin shqiptar. Nga ana tjetër, ai ndoqi me konsekuencë politikën e spastrimit etnik të minoritetit shqiptar në Greqi, duke u përpjekur që për këtë të shfrytëzonte çdo rrethanë dhe situatë ndërkombëtare.

Qytetarët grekë, që u përkisnin minoriteteve racore, fetare e gjuhësore, kishin të drejtë të krijonin, drejtonin dhe kontrollonin me shpenzimet e tyre institucionet sociale, fetare, shkollat dhe institucionet e tjera edukative, me të drejtën që të përdornin lirisht gjuhën e tyre dhe fenë e vet në këto institucione (Kap. 1, art. 8).
Këtë dispozitë shteti grek nuk e zbatoi për minoritetin shqiptar.

Pasi fitoi dy luftërat e Ballkanit, Greqia pothuajse dyfishoi territorin dhe popullsinë e saj, por, nga ana tjetër u bë më pak homogjene. Elementet heterogjene të popullsisë, megjithëse mund të konsideroheshin si pengesë për realizimin e Megalidesë, në të vërtetë e përforcuan atë dhe i dhanë asaj një nuancë të re.

Megalidea arriti të krijojë një Greqi të madhe dhe njëkohësisht ta bënte atë një shtet homogjen nga pikëpamja etnike.
Më 10 gusht 1920 u nënshkrua Traktati i Sevrës midis Fuqive Aleate Shoqe dhe Turqisë. Ky traktat përbënte kulmin e triumfit të Megalidesë dhe realizimin e ëndrrës së vjetër pesëshekullore greke.

Sipas këtij traktati, Greqia angazhohej të siguronte mbrojtjen e plotë të jetës dhe lirive të të gjithë banorëve të saj, pa dallim vendlindjeje, kombësie, gjuhe, race apo feje. Qysh në këtë Traktat, qeveria greke bënte një dallim thelbësor ligjor midis trajtimit të minoritetit shqiptar dhe minoriteteve të tjera.

Më 23 korrik 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës për shkëmbimin e popullsive greko-turke. Qeveria greke ishte përgjegjësja kryesore që qëllimisht, nuk bëri dallim midis shtetasve grekë me kombësi shqiptare dhe atyre me kombësi turke.

Duke shkelur hapur detyrimet ndërkombëtare, shteti grek ndoqi një politikë asimiluese të spastrimit etnik ndaj minoritetit shqiptar.

Qysh në momentet e para të jetës së pavarur të shtetit shqiptar, u vunë re qartë dy tendenca kryesore në politikën ndaj minoriteteve.
Së pari, u ruajt statuskuo-ja e mëparshme e jetës politike, kulturore, arsimore dhe sociale e minoriteteve;
Së dyti, u bënë përpjekje për të rritur standardin e të drejtave të tyre.

Pavarësisht politikës luajale e qeverisë shqiptare, qëndrimet politike të minoritetit grekofon ishin të drejtuara nga politika greke. Qeveria shqiptare u rezistoi këtyre presioneve, por, nga ana tjetër, ajo respektoi me rigorozitet detyrimet ndërkombëtare për minoritetet, të cilat ishin fiksuar në Deklaratën e 5 tetorit 1921 në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.

Këto rezultate historike kontradiktore të kësaj periudhe patën pasoja të dukshme në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ata, në vend që të kënaqnin Greqinë në supremacinë e fituar në këtë fushë, shërbyen për të nxitur më tej shovinizmin grek të arrinte caqe të tjera në politikat nacionaliste dhe ekspansioniste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, deri në ditët tona.

Keywords:

Megalidea, spastrim etnik, minoriteti shqiptar, Traktati i Lozanës, shovinizmi grek

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. A. Andreades, Les Effets Economiques et Sociaux de la Guerre en Grece (publications de la Dotation Carnegie pour la Paix Internationale, Paris: Presses Universitaries de France, 1928).

  2. A. A. Pallis, Racial Migrations in the Balkans During the Years 1912-1924 në The Geographical Journal, vol LXVI, Nr. 4 Oct 1923.

  3. Fjalimi i Përfaqësuesit të Shqipërisë, Mehdi Frashëri në Sesionin e 50-të të Këshillit të Lidhjes së Kombeve, 5 qershor 1928, në botimin e Agim Tartarit me titull: Një rrugë ende pa krye, Tiranë, 2000.

  4. AQSH, FMPB, 1922 dos. 201. Raporti Prefekturës së Gjirokastrës MPB, 22 prill 1922.

  5. AQSH, F.MA, viti 1922, dos.106, MA- MPJ, 14 mars 1922.

  6. AQSH, FMPB, viti 1921 dos. 23, Prefektura e Gjirokastrës MPB,21 shkurt 1921. Sekretarit të Përgjithshëm të LK, Gjeneve 8 shkurt 1921.

  7. AMPJ, viti 1921, dos. 87, Sekretariati i Përhershëm Grek në LK.

Published

2025-03-22

How to Cite

Meta, Prof. Dr. Beqir. 2025. “Qëndrimet Shqiptare Dhe Greke Midis Dy luftërave botërore”. Univers 9 (9):38-45. https://albanica.al/univers/article/view/5953.

Numër

Section

Studime

Similar Articles

<< < 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.