Një këndvështrim i ri për Penestian dhe Penestët

Autorët

  • Prof.Dr. Arian Kadiu

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.610

Abstrakti

Emri i krahinës së Dibrës është nga më të njohurit, jo vetën në Shqipëri dhe në trojet shqipfolëse, por edhe në të gjithë diasporën e më tutje. Dibra dhe dibranët janë shquar që në  shekujt e lashtësisë, si për besë e mikpritje, tipare të vërteta të personalitetit dhe kulturës, njëherësh edhe si luftëtarë për mbrojtjen e atdheut, duke u vënë gjoksin vështirësive për lirinë  e trojeve amtare. Autori ka shfrytëzuar burimet historike për Ballkanin të shkruara përpara tij nga Aravantini, Ami Bue, Kanty Dezobri dhe Bashële, Farlati, Hammer-Purgstall, Hekard,  Lavale, Le Bo, Lekyje, Parzo e Kais.  

Sipas studimeve, historiani i vjetër Herodoti, në shek. V para erës sonë, është i pari që merret me Dibrën. Në hartën e Prolemeut, shek.II i erës sonë, shfaqet qyteti Deboros në tokën dibrane. Historianët, Ana Komnena dhe Kedoros, përmendin jo vetëm qytetin e Dibër, por edhe krahinën me të njëjtin emër.

Tit Livi na thotë për Perseun (lib.43, k.19) se penestët s’mund të ishin tjetër veçse dibranët, se Uskana duhet të gjendej në Dibër dhe, se Oeneu duhet të gjendej drejt Lomit. I nisur nga Stubera për në Pelagoni, Perseu  mbërrin për tri ditë në Uskanë, kryeqyteti i penestëve. Meqë, nga Stubera në Resnje, nuk duheshin as tri ditë, atëherë Uskana duhet të jetë në pellgun e Dibrave. Le të kthehemi në Ohër ose Lyhnid. Polibi dhe Straboni e cilësonin si qytet dhe mësojmë se rruga “Egnatia” ka kaluar aty. Duke qenë se Polibi kishte vdekur 122 vjet para Krishtit dhe Maqedonia u bë provincë romake në vitin 148 para Krishtit, atëherë duhet ta vendosin në këtë hapësirë kohore ndërtimin e rrugës “Egnatia” ose zgjatimin ilir të kësaj rruge ushtarake.

“Kongresi i Manastirit” nuk do te gjente zbatimin e duhur dhe rëndësia e tij do të anashkalohej dhe, me kalimin e kohës, mund te zbehej. Kështu, Kongresi i Dibrës, përveç ndihmëses tjetër kombëtare, ndriçoi dhe çoi përpara edhe punën e atij te Manastirit. Kjo për arsyen se në ketë Kongres te Dibres, u vendos, për herë të parë, përdorimi konkret i alfabetit te Manastirit''.

Mbase, burimi më i besueshëm, është shkëputur nga një botim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksti dhe harta e botuar në faqen 182, kanë këtë përmbajtje, e cila thotë:

Historia e thotë fjalën e saj. Rrjedhimisht nga fundi i shekullit IV dhe fillimi i shekullit V visigotët (gotët e Perëndimit – A.K.) zbritën nga veriu i Evropës, kaluan stepat ruse dhe erdhën në Konstandinopojë, Greqi dhe Shqipëri etj.”.

Fjalët kyçe:

Penestia, penestët, Kongresi i Dibrës, Kongresi i Manastirit

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Studiuesi i njohur J. G Hahn, në “Albaniesisch Studim”, 1854.

  2. Shyqyri Nimani: “Arnavud. Artistët shqiptarë në Perandorinë Osmane”, Prizren, 2003.

  3. Prof. Dr. Arian Kadiu “Dibra e Madhe” (Shehri i Dibrës), monografi, Tiranë 2003.

  4. Prof. Dr. Arian Kadiu “Mjeshtër i madh”, “Dibra e Madhe” (Shehri i Dibrës), monografi, Tiranë 2003.

  5. Mehdi Frashëri, “Një libër për historinë e Shqipërisë”.

  6. A Stipçeviq me materialin domethënës “Ilirët – historia, jeta, kultura, simbolet e kultit”, Tiranë 2002.

  7. Haki Stërmilli: “Dibra në prag të historisë”, Tiranë, 1940.

  8. Paulyx Real: “Enciclopedie” vol. VIII (Dosja A I 85 - Arkivi i Institutit të Historisë).

  9. Tajar Zavalani : “Histori e Shqipnis” (botimi i dytë) Tiranë, 1998.

  10. Zhan Klod Faveirial: “Historia e Shqipërisë (më e vjetër)” Tiranë, 2004.

  11. Nga studimi monografik i Prof. Dr. Arian Kadiu, “Mjeshtër i madh”, “Katër Kongrese Kombëtare për alfabetin e shqipes”.

  12. Kongresi i Dytë i Dibrës 24 – 28 korrik 1909. Dashakeqësia e elementëve negativë.

  13. Sejfi Vllamasi: “Ballafaqimet politike në Shqipëri” 1897-1942, Tiranë 1995.

  14. Scott Foresman: “History and Life” (Historia dhe jeta), 1993, Ilinois, USA.

  15. Robert Elisie “Fiset shqiptare”, Prishtinë, 2007.

  16. Arian Kadiu ”Katër Kongrese Kombëtare për alfabetin e shqipes”.

Botuar

2023-02-16

Si të citoni

Kadiu, Arian. 2023. “Një këndvështrim I Ri për Penestian Dhe Penestët”. Univers 23 (23):31-41. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.610.

Numri

Seksioni

Studime