Disa të dhëna të reja nga burimet Osmane për kalanë e vjetër në Vushtrri

Autorët

  • Jeton Sallahu
  • Dr. Gentrit Smakaj

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.630

Abstract

 Në ditët e sotme, kur  flasim për qytetin e Vushtrrisë, zakonisht mendja e të gjithëve shkon tek antikiteti.  Ndër monumentet identifikuese të saj mund të përmendim, atë që është quajtur me emra të ndryshëm si Kalaja e Vjetër, Kalaja e Qytetit, Kalaja e Vushtrrisë, apo që mund të haset edhe me ndonjë emërtim tjetër. Trualli i sotëm i Vushtrrisë, ishte një vendbanim edhe në antikitet, në të cilin jetoi popullata vendëse, ajo iliro-dardane, paraardhësja e popullatës së sotme shqiptare. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kanë munguar pranitë e popullsive që nuk ishin iliro-shqiptare,  të cilat kanë qenë numerikisht pakicë, siç janë edhe sot e kësaj dite. Kjo do të thotë se në ndërtimet e ndryshme që janë realizuar në qytetin që kemi në trajtim, rolin kryesor e ka pasur popullata shumicë, por pa anashkaluar këtu ndikimet e popullsive të tjera që kanë qenë pakica. Megjithatë, përmes studimit të monumentit që  kemi në trajtim, pra Kalasë, e kuptojmë njëkohësisht edhe rolin e etnisë iliro-shqiptare ndër epoka.

Kalaja e Vjetër që ndodhet në qendër të qytetit të Vushtrrisë është një objekt me histori shumëshekullore ekzistence, e dëmtuar herë pas here, por sidoqoftë ka arritur të mbijetoj deri në ditët e sotme. Aty në vazhdimësi zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, njëkohësisht shërben si objekt tërheqës për turistët.

Materialet e gjetura nga hulumtimet arkeologjike ende të pabotuara, na tregojnë së objekti që kemi në trajtim ka ekzistuar para shekullit 14. Veçanërisht janë të rëndësishme dokumentet e shfrytëzuara nga arkivat turke, që tregojnë se Kalaja e Vjetër në Vushtrri mund të këtë qenë edhe më e madhe sesa që shihet sot duk iu referuar edhe një skice të saj.

Keywords:

kalaja e Vushtrisë, shekulli XIV, burime osmane

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. I. Arkivi Osman i Kryeministrisë në Stamboll, Turqi

  2. Başbakanlık Osmanlı Arşivi (BOA), Ali Emirî Sultan IV. Mehmed (AE.SMMD.IV), Dosya60 Gömlek 7066.

  3. Başbakanlık Osmanlı Arşivi (BOA) Hatt-ı Hümâyun (HAT), Dosya 433 Gömlek 21991.

  4. Basbakanlik Osmanli Arsivi (BOA), Plan Proje ve Krokiler (PLK.p), Dosya 869.

  5. Basbakanlik Osmanli Arsivi (BOA), Haritalar (HRT.h), Dosya 1348.

  6. II. Disa rezultate nga gjurmimet arkeologjike në Kalanë e Vjetër në Vushtrri

  7. Sallahu, Emin (2010), Materiale të pabotuara të Kalasë së Vjetër në Vushtrri.

  8. Rexhepi, Burim, (2020) Temë masteri, “Valorizimi i trashëgimisë kulturore në Komunën e Vushtrrisë”, Prishtinë.

  9. III.Konsultë me profesionistë

  10. Palokaj, Dedë (2021).

  11. Sallahu, Emin (2021), Materiale të pabotuara, Prishtinë.

  12. Burime të botuara

  13. I. Literatura

  14. Agaoglu, Yildirim (2000), Kosova Vilayeti Salnamesi, Istanbul.

  15. Berisha, Milot (2014), “Ulpiana e Dardanisë në dritën e hulumtimeve arkeologjike” në “Gërmime dhe studime arkeologjike në Kosovë”, 2000-2012, Prishtinë.

  16. Çelebi, Evliya, Seyahatnamesi, (2001), Istanbul.

  17. Gashi, Luan (2015), “Gërmimet arkeologjike dhe konservimet në Kalanë e Vushtrrisë”, Prishtinë.

  18. Grup autorësh (1979), “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, Prishtinë.

  19. Mehmetaj, Haxhi (2012), IV Harta Arkeologjike e Komunës Vushtrri në Harta Arkeologjike e Kosovës II, Prishtinë.

  20. Përzhita Luan, Peja Fatmir, (2006), “Mbi disa tipare të zhvillimit kulturor në Dardaninë Perëndimore shek.I-IV” në Harta Arkeologjike e Kosovës/ Archaeological Map of Kosova I, Prishtinë.

  21. Përzhita, Luan, (2014), “Vlera kronologjike e të dhënave të Prokopit mbi ndërtimet e Justinianit në Provincën e Dardanisë” në “Gërmime dhe studime arkeologjike në Kosovë”, 2000-2012, Prishtinë.

  22. Sami, Şemseddin (1996), Kâmûsu’l Alâm, Ankara.

  23. Sallahu Jeton, Rexhepi Burim, Xhema Bedri, Kastrati Zahir (2017), “Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”, pjesa e parë, Prishtinë.

  24. II.Revistat

  25. Arslan, İsmail (2012), 19 Yüzyıl ortalarında Balkanlarda Bir Osmanlı Kasabasının Sosyo-Ekonomik Yapısı: Vulçıtrın, në “Türk Dünyası İncelemeleri Dergisi”, Izmir.

  26. Ceka, Nerita (1977-1978), “Vendbanime protourbane në Ilirinë e Jugut”, në revistën “Iliria studime dhe materiale arkeologjike”, Tiranë.

  27. Kaleshi, Hasan (1955), “Kosova e Metohija n’udhëpërshkrimin e Evlija Çelebisë” , në revistën “Përparimi 7-8”, Prishtinë.

  28. III.Gazetat

  29. Shala, Faik (2000), “Monumentet kulturo-historike duhet të ruhen nga vetë populli”, në gazetën “Dita”.

  30. IV.Interneti

  31. Https://kulturenvanteri.com/yer/vicitirin-kalesi

Published

2023-02-16

How to Cite

Sallahu, Jeton, and Gentrit Smakaj. 2023. “Disa Të dhëna Të Reja Nga Burimet Osmane për Kalanë E vjetër Në Vushtrri”. Univers 23 (23):279-91. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.630.

Numër

Section

Dokumente

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.