Një analizë e ahengut dhe ndërthurjes së elementeve të kulturës tradicionale shqiptare me atë osmane

Autorët

  • Denis Bizhga

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.692

Abstract

Meloditë e muzikës qytetare të Shkodrës përmbajnë elemente të muzikës profesionale shqiptare. Stili muzikor i Shkodrës është krijuar në një qytet të madh me ndikim ekonomik, social dhe kulturor për shumë vite. Ai ka një nivel të lartë të sofistikimit të melodisë “arioso”, si rrjedhojë e performancës së hollësishme instrumentale.

Instrumentet në muzikën shkodrane luhen me një shkathtësi të madhe. Formacionet muzikore instrumentale, si bandat frymore dhe koret, patën një zhvillim të madh përgjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe të shekullit XX. Në varësi të këngëtarit dhe të periudhës kohore, vokali gjithashtu mund të përmbajë ndikime nga elemente të tjera muzikore. Kënga qytetare shkodrane gëzon një repertor të pasur dhe të larmishëm. E lindur në ambient me rrethana të caktuara historike, muzika qytetare ka fituar tipare të përcaktuara në interpretimin e saj muzikor. Për shembull, këngëtari i gjysmës së dytë të shekullit XX, Bik Ndoja, shpesh tingëllon plotësisht si një tenor i zhanrit klasik që interpreton këngë tradicionale shqiptare.

Instrumentet më të përdorura në stilin muzikor qytetar të Shkodrës përfshijnë klarinetën, violinën, kontrabasin, llautën, kitarën akustike, fizarmonikën, pianon dhe tamburin. Në muzikën shkodrane, asnjë instrument nuk ka fituar përparësi mbi të tjerët, përkundrazi meloditë kanë tendencë të shfaqen si një përzierje që përfshin në menyre të barabartë të gjitha instrumentet. Sidoqoftë, ka këngë që kanë tipare të dallueshme, ndonjëherë në formën e solos së një instrumenti të veçantë. Në këngët e muzikës qytetare shkodrane bëjnë pjesë ato të ceremonialit të dasmës dhe ahengu qytetar. Shumica e këngëve shkodrane i përmbahen një modeli të paracaktuar.

Keywords:

ndërthurje, elemente të kulturës tradicionale shqiptare, elemente të kulturës tradicionale osmane, muzikë shkodrane

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Ahmedaja, A., “Ahengu shkodran’ and its Balkan contexts”, Conference on Music in the world of islam. Assllah, 8-13 August, 2007.

  2. Gjon, S. “Simfonia e një jete”, Napoli, 2001.

  3. Gjon, S. "Kardinali Mikel Koliqi", Napoli.

  4. Jakupi, K. “Modaliteti, veçoritë thelbësore në folklorin muzikor shqiptar”, Tezë në kërkim të gradës “Doktor”, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë 2017.

  5. Kalemi, S., "Gjysmë shekulli muzikë (1945- 1995)", Enti botues "Gjergj Fishta", Tiranë, 2010.

  6. Minga, M., " Kultura popullore", Botimi i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë 2015.

  7. Ndojaj, I., “Muzika shqiptare”, Palok Kurti”, Gazeta “Iliria”, viti 1936, nr. 42.

  8. Mc Faland & Company, Inc., Publishers, Jefferson, North Carolina and London, 2011.

  9. Sokoli, R., “Melodika jonë popullore”, Buletini i Institutit të Shkencave 3, 4, Tiranë 1960.

  10. Sokoli, R. dhe Miso, P. “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, Akademia e Shkencave e RPS-së të Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1991.

  11. Tole, V., "Cluster", Muzikologji & Kompozicion, Shtëpia botuese “Uegen”. Tiranë, 2004.

  12. Tole, V., “Folklori muzikor. Isopolifonia & monodia”, Shtëpia botuese “Uegen”, Tiranë, 2007.

  13. Tole, V., “Folklori muzikor”, Tiranë, 2007.

Published

2021-11-06

How to Cite

Bizhga , Denis. 2021. “Një Analizë E Ahengut Dhe ndërthurjes Së Elementeve Të kulturës Tradicionale Shqiptare Me Atë Osmane”. Univers 22 (22):173-80. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.692.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.