Gjurmë etnokoreografike nga një ekspeditë në Dukagjin të Shkodrës

Autorët

  • Prof. dr. Ramazan BOGDANI

Abstract

Autori i këtij punimi është bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë një ekspedite kërkimore shkencore për probleme të folklorit, e organizuar nga ish-Instituti i Folklorit në zonën e Dukagjinit nga 16 tetor deri më 15 nëntor 1972, në të cilën ka marrë pjesë edhe vetë autori. Fillimisht, objekti i këtij artikulli janë diskutimet e disa transmetuesve të shquar që tregojnë për traditat vendore të Dukagjinit, kryesisht në ceremoninë e martesës.

Një vend i konsiderueshëm i kushtohet gjamës tradicionale, e cila e bën Dukagjinin një nga vatrat kryesore të praktikimit të saj. Përveç kësaj, pasi ajo shfaq disa lëvizje plastiko-ritmike me përmbajtje koreografike, autori e përcakton atë si një “valle mortore".

Në vijim të punimit trajtohen tre valle: “Kërcim burrash para nuses”, “Kërcim shaljançe”, “Kërcim dyshe i vendit”, ku dy të parat luhen individualisht, ndërsa e treta nga një burrë dhe një grua. Ato shoqërohen me çifteli dhe janë regjistruar gjatë ekspeditës së vitit 1972. Një nga vallet e fundit është “Kërcim kacaketash”, një lojë e zhvilluar në një skenografi me kukulla–zogj dhe shoqërohet me çifteli.

Në fund të punimit, autori konfirmon faktin se komentet mbi vallet kanë qenë kryesisht si grimca ose gjurmë etnokoreografike.

Keywords:

folklor, gjama tradicionale, valle, valle mortore, çifteli

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2026-03-05

How to Cite

Prof. dr. Ramazan BOGDANI. 2026. “Gjurmë Etnokoreografike Nga Një Ekspeditë Në Dukagjin Të Shkodrës”. Univers 8 (8):51-57. https://albanica.al/univers/article/view/6983.

Numër

Section

Studime