Kohëmatëset në periudhën osmane

Autorët

  • Dr. Metin IZETI

Abstract

Nga aspekti fetar, Muvakit'hanet tregojnë seriozitetin e shoqërisë muslimane dhe përpikërinë e dijetarëve muslimanë në përcaktimin e kohëve të faljes, ndërsa zhvillimi i tyre në periudha të ndryshme dhe përdorimi i teknologjisë së kohës tregon frymën kërkuese të dijetarëve muslimanë dhe aftësinë e tyre për të ecur në hap me zhvillimet shkencore.
Zhvillimet shkencore dhe teknologjike janë një trashëgimi e përbashkët e mbarë njerëzimit. Për këtë arsye, në çdo fushë veçanërisht në ato që lidhen ngushtë me adhurimet, duhet të ndjekim traditën e paraardhësve tanë dhe të përshtatemi me ndryshimet që sjell koha. Si rrjedhojë, në këtë shkrim u paraqitën disa shembuj mbi saktësinë e përcaktimit të drejtimit të Kiblës, kohëve të faljes, fillimit të muajit të Ramazanit ose të Bajramit.
Sot, kur njerëzimi është i aftë të ketë njohuri të sakta mbi kohën astronomike shumë vite përpara, mendoj se muslimanët nuk mund të falen për mosarritjen e një dakordësie të përbashkët se kur fillon muaji i Ramazanit apo kur është Bajrami, apo për zhvillimin e diskutimeve primitive rreth përcaktimit të tyre dhe atij të kohëve të faljes. Propozohet ngritja e një grupi pune, i cili do të ndjekë zhvillimin e takvimeve dhe do të mundësojë qëndrime unike mbi këto çështje.

Keywords:

koha astronomike, kohët e faljes, drejtimi i Kiblës, zhvillimet shkencore, muaji i Ramazanit

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Schuon, Frithjof, O Transcendentnom Jedinstvu Religija.

  2. Chittick, William, Varolmanin Boyutlarý (Dimensionet e ekzistencës).

  3. Si pasojë e kësaj, që prej periudhave të para në botën islame janë shfaqur një numër i madh astronomësh, emrat e të cilëve nuk i dimë, si dhe astronomë, si Biruniu dhe Ibn Hejsemi të cilët kanë shpikur mjete për orientimin drejt Bejtullahut. Më gjerësisht, shiko: Nasr, Sejjid Husein, Islam ve Ilim (Islami dhe Shkenca).

  4. Astronomia në traditën shkencore islame është emërtuar si ilm-el-hejeh, ilm en-nuxhum ose ilm el-felek

  5. Kohëmatëset.

  6. Pakalin, M. Zeki, Tarih Deyimleri ve Terimleri Sozlugu (Fjalori i termave dhe shprehjeve frazeologjike historike), II, 587.

  7. Parmaksiyoglu, I, "Muvakkit", Turk Ansiklopedisi, XXV/6.

  8. Ibn Shatiri (1304/1375) ka qenë një prej muvakitëve të xhamisë emevite. A. Sayili, The Observatory in Islam (Observatori në Islam).

  9. Ayduz, Salim, "Osmanli Devletinde Muneccimbasilik" (Astrologjija në Shtetin Osman), Osmanli Bilimi Arastirmalari I, Istanbul 1996.

  10. Evlija Çelebi, Seyahatname, Istanbul (Libri i udhëtimeve, Stamboll) 1314. Muvakiti i parë i xhamisë së Bajezidit ka qenë një person me emër, Muhjiddini Arabi. Në vitin 1508 Muhjiddini ka shkruar një trakt (risale) në lidhje me astronominë dhe ia ka prezentuar Sulltanit, i cili e ka shpërblyer me 3000 akça. Krahas kësaj, serioziteti i këtij obligimi shihet edhe në atë se muvakitët e xhamive të mëdha janë të vendosur me vendime të posaçme. Shiko: Meriç, Rifki Melul, "Bayezid Camii Mimari (Arkitekti i Xhamise Bajazit), II. Sultan Bayezid Devri Mimarlari ile Bazi Binalari (Arkitektët e periudhes së Sulltan Bajazitit II), Yillik Arastirmalar Dergisi (Revista e Studimeve Vjetore), 2 (1957).

  11. Në origjinal thuhet kështu: "Ve bir kimesne dahi amel-i saat ve mevakit-i salat-i mekadir-i sheb-i ruz ve nuzul u uruxh-i sejjarat-i seb ve menazil-i biruxh ve dekajik-i duruxh-u mesir-i afitab ve izdijad-i intikas-i mahtab ve sajir ilm-i nuxhuma muteallik kullijat -i xhuzijjat-i maarife vakif ve arif ve taviliu'lba ve kesiru'l-ittila bir kimesne muvakkit olup evkat-i eyani muezzinlere tajin edip tenbih ejleje ve ejjam-i xhumuat u ajadda huffaz ve muezzinler ile bile mahfile hazir ola vazife-i jevmijesi on akça ola". Suleymaniye Vakfiyesi (Fondacioni Osmanije), përg. K.E.K Kurkçuoglu, Ankara 1962.

  12. Gokbilgin, M.T., XV-XVI. Asirlarda Edirne ve Pasa Livasi (Pasha Livasi dhe Edirneeja nder shekuj), Vakiflar- Mulkler- Mukataalar (Vakëfet, pronat, feudet), Istanbul 1952, Vakfiyeler kismi.

  13. Shkenca që merret me caktimin e kohëve të namazit.

  14. Unver, S., Osmanli Turkleri (Turqit Osmanlli), Ilim Tarihinde Turkler (Turqit në Historinë e Shkencës).

  15. Po aty.

  16. Po aty.

  17. Po aty.

  18. Kazancigil, A., Osmanlilarda Bilim ve Teknoloji (Shkenca dhe Teknologjia tek osmanllinjtë), Osmanli Ansiklopedisi (Encviklopedia Osmane), VII,143.

  19. Bursali, M.T., Osmanli Muellifleri III (Kundershtaret e Osmanllinjve), 301.

  20. Evlija Çelebi, Seyahatname (Libri i udhëtimeve), II, 148.

  21. O. N. Ergin, Turk Mearif Tarihi (Historia e shkencave turke), I/191.

Published

2026-03-05

How to Cite

Dr. Metin IZETI. 2026. “Kohëmatëset Në periudhën Osmane”. Univers 8 (8):87-93. https://albanica.al/univers/article/view/6993.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.