Thoma Turtulli dhe mirëbërës të tjerë të arsimit në Korçë (1912-1939)

Autorët

  • Prof. as. dr. Iljaz GOGAJ

Abstract

Korça, së bashku me rrethinat e saj, zotëron tradita të lashta dhe të vyera në fushën e bamirësisë, veçanërisht në kontributin për përparimin e arsimit dhe kulturës. Ndër ata mirëbërës që kanë kryer vepra të rëndësishme bamirësie gjatë jetës së tyre, duhet përmendur pa dyshim një nga bamirësit më të mëdhenj të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, Thoma Turtulli. Veprat e tij mirëbërëse për qytetin e Korçës në arsim, kulturë dhe shëndetësi janë shumë të rëndësishme: ato mbeten të pavdekshme dhe shërbejnë edhe sot.
Thoma Turtulli i përkiste një familjeje tregtarësh në Korçë. Që në moshë shumë të re, ai nisi të punojë si biznesmen i suksesshëm dhe njëkohësisht u dallua për veprimtarinë e tij patriotike.
Bamirësitë e familjes Turtulli nisën në vitin 1921 me ngritjen e një jetimoreje, një qendër shumë e rëndësishme për rritjen dhe edukimin e jetimëve.
Në vitin 1925, Thoma Turtulli iu përgjigj zërit të popullit të Korçës, veçanërisht atij të rinisë korçare, për të ngritur një bibliotekë në qytet dhe për këtë qëllim dhuroi një shumë prej 200 napoleonash. Ai dhuroi edhe fonde të tjera derisa biblioteka hapi dyert dy vjet më vonë si biblioteka e parë publike në Shqipëri në gjysmën e parë të shekullit XX.
Në vitin 1932, Thoma Turtulli hodhi një hap të rëndësishëm përpara duke e ngritur humanizmin e tij në një nivel më të lartë me themelimin e një spitali të përgjithshëm publik, një institucion shumë i rëndësishëm për kohën, i cili shërbente për Prefekturën e Korçës dhe më gjerë.
Në vitet 1933–1934, Thoma Turtulli do ta çonte më tej veprën e tij mirëbërëse dhe ndriçuese në mënyrë të qëndrueshme për zhvillimin kulturor të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë: ishte themelimi i Liceut Kombëtar të Korçës, godina e të cilit u përurua pas vdekjes së Thomait. Korça dhe autoritetet më të larta të vendit e përcollën me dhimbje dhe me nderime të mëdha e të merituara. Në nderimet e kryera me këtë rast nga Parlamenti Shqiptar i kohës, nënkryetari i tij, Hiqmet Delvina, u shpreh: “… Çdo njeri, nëse nuk është në gjendje të sakrifikojë jetën, apo nuk ka mundësi të derdhë gjakun për atdheun, ka shumë mënyra të tjera për të kryer detyrën e tij…”
Për të plotësuar portretin moral shembullor kombëtar të Thoma Turtullit, duhet shtuar se ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e Mitropolisë së Korçës dhe të një shkolle industriale atje. Gjithashtu, ai ka meritë në hapjen e kinemasë së parë publike, një kontribut i drejtpërdrejtë për zhvillimin e kulturës dhe artit në Korçë.
Fatkeqësisht, gjatë viteve të diktaturës, emri i Thoma Turtullit mbeti në hije. Vetëm me vendosjen e demokracisë, emri dhe vepra e tij e ndritur dolën në dritën e së vërtetës së madhe, për të pasuruar traditën e mohuar dhe për ta rivendosur atë në panteonin e vlerave kombëtare shqiptare.

Keywords:

mirëbërës, arsim, kulturë, Thoma Turtulli, shëndetësi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shqipëri e re, Kostancë, 2. 1924.

  2. Pare Parea, nga greqishtja: shoqëri, grup shokësh. Posta e Korçës, 31.12.1921.

  3. Koha, Korçë, 21.05.1921.

  4. Gazeta e Korçës, 23.03.1926.

  5. Gazeta e Korçës, 09.01.1926.

  6. Gazeta e Korçës, 25.09.1926.

  7. Gazeta e Korçës, 26.07.1927.

  8. Shekulli i ri, Durrës, 27.07.1928.

  9. Gazeta e Korçës, 04.12.1930.

  10. Gazeta e Korçës, 09.10.1930.

  11. Po aty.

  12. Demokracia, Gjirokastër 05.07. 1930.

  13. Zëri i Korçës, 05. 08. 1930.

  14. Besa, Tiranë, 12.04.1933.

  15. Besa, Tiranë, 25. 01.1933.

  16. Vatra, Tiranë, 09.05.1933.

  17. Besa, Tiranë, 25.11.1933.

  18. Gazeta e Korçës, 13.08.1933.

  19. Besa, Tiranë, 24.03.1934.

  20. Besa, Tiranë, 08.02.1936.

  21. Besa, Tiranë, 24.11.1934.

  22. Besa, Tiranë, 21.10.1935.

  23. Besa, 08. 02. 1936.

  24. Arbenia, Tiranë, 30. 4. 1936.

  25. AQSH, F. MPB, dok. dt. 20. 9. 1936

  26. Dielli, Boston, Mass. 07. 06.1937.

  27. Data, Tiranë, 09.03.1938.

  28. Hoxha Abaz, Arti i shtatë në Shqipëri, Tiranë 1993.

  29. AQSH, F. MPB, dok. dt. 20.11.1940, nr. 3713/I. I biri i Vangjel Turtullit Aleko Turtulli vuajti për dhjetë vjet burgjet e diktarurës. E mbylli jetën me vështirësi të mëdha duke punuar si bojaxhi së bashku me të shoqen.

  30. AQSH, F. MA, 18.07.1935.

  31. Shtypi, Tiranë, 12.03.1939, nr. 549.

  32. Gazeta e Korçës, 23.01.1932.

  33. Besa, Tiranë, 10.01.1936.

  34. Zëri i Korçës, 30.12.1930.

  35. Gazeta "Besa"Tiranë, 10.01.1936.

  36. Gazeta e re, Tiranë 07.02.1929.

Published

2026-03-05

How to Cite

Prof. as. dr. Iljaz GOGAJ. 2026. “Thoma Turtulli Dhe mirëbërës Të Tjerë Të Arsimit Në Korçë (1912-1939)”. Univers 8 (8):220-32. https://albanica.al/univers/article/view/7510.

Numër

Section

Opinione

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.