Terminologjia arkivore në dokumentim: rasti i Arkivave Shqiptare

Autorët

  • Dr. Erena Haska

Abstract

Gjuha terminologjike në procesin e riprezantimit arkivor është studiuar jo mjaftueshëm në arkivistikën shqiptare. Riprezantimi arkivor është një nga proceset themelore në institucionet arkivore. Ky proces përfshin dy aspekte të rëndësishme, sistemimin dhe dokumentimin e njësive arkivore, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe kombëtare të përshkrimit arkivor.
Ky artikull trajton aspekte që lidhen me përshkrimin e njësive arkivore dhe konkretisht me elementet e gjuhës së indeksimit. Gjuha e indeksimit është gjuha artificiale që arkivistët krijojmë gjatë procesit të përshkrimit arkivor, me rezultat krijimin e një gjuhe të kontrolluar terminologjike. Gjuha e kontrolluar që prodhohet mundëson qasje dhe rifunksionalizimin e njësive arkivore. Një pjesë e mirë e institucioneve arkivore në vend po investojnë në krijimin e sistemeve të integruara që mundësojnë shfrytëzim në distancë të koleksioneve arkivore. Pikërisht kjo mundësi shumë e mirë për përdoruesit, i vendos sistemet e informacionit arkivor në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me përdoruesit pa praninë e një arkivisti. Ky zhvillim i ri në komunikimin me përdoruesit sjell në vëmendjen tonë kujdesin e veçantë që duhet të tregojmë ndaj gjuhës së sistemit të informacionit që planifikojmë të ngremë.
Artikulli analizon raste të gjetura në disa nga bazat e të dhënave të krijuara nga institucioneve arkivore dhe del në përfundime konkrete që lidhen me nevojën për të normalizuar dhe standardizuar gjuhën e indeksimit jo vetëm për një qasje normale të përdoruesve, por dhe për të mundësuar bashkëpunimin midis arkivave dhe shkëmbim të informacionit arkivor si në nivel kombëtar, por edhe rajonal.

Keywords:

terminologjia arkivore, dokumentimi arkivor, përshkrimi i njësive arkivore, gjuha e indeksimit – standardizimi.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-05-17

How to Cite

Haska, E. (2023). Terminologjia arkivore në dokumentim: rasti i Arkivave Shqiptare. Arkivat Shqiptare, 55(1-2), 127–138. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/780

Similar Articles

<< < 2 3 4 5 6 7 8 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.