Riti i humbur i llazoreve i “gjallë” ndër arkivat e numerizuara

Autorët

  • PhDc. Jonida Sela

Abstract

Ndër ritet e ciklit pranveror, siç janë Dita e Verës, Shën Gjergji, Novruzi, Rusticat, etj., praktikohej edhe riti i Llazoreve. Ky rit me karakteristika pagane, të cilin e ndeshnim shpesh në zonat rurale, nuk praktikohet më. Kjo për një sërë arsyesh me të cilat ndeshet trashëgimia kulturore jomateriale sot. Pavarësisht kësaj kemi arritur të ruajmë dhe të trashëgojnë nëpërmjet arkivave shumë këngë, valle të kënduara dhe motive folklorike të këtij riti përmes numerizimit në arkivin e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike dhe Institutin e Antropologjisë Kulturore. Në këtë artikull do të trajtohen të dhënat që gjejmë në arkivat e numerizuara mbi ritin e Llazoreve, duke i parë këto rite në kontekstin e performancës artistike. Njëkohësisht do të përpiqemi edhe të rindërtojmë këtë rit, duke trajtuar etapat dhe formën e organizimit të ritit. Këtë do të përpiqemi ta arrijmë duke krahasuar materialin arkivor dhe të dhënave empirike që kemi të mbledhim gjatë ekspeditës tonë mbi ritin e “Llazoreve”.

Keywords:

ritualet kalendarike, rituali i llazoreve, këngë dhe valle ritale, arkiva të numerizuara.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-05-17

How to Cite

Sela, J. (2023). Riti i humbur i llazoreve i “gjallë” ndër arkivat e numerizuara. Arkivat Shqiptare, 55(1-2), 49–56. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/772

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.