Veprimtaria patriotike e Ministrit të Luftës, Mehmet Pashë Deralla

Autorët

  • Artan Asllani

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.550

Abstrakti

Premisat e këtij shkrimi mbështeten në rrëfimet e anëtarëve të familjes së njohur patriotike shqiptare nga treva e Tetovës, pinjollëve të familjes Deralla, sidomos gjatë bisedave të zhvilluara me Valdete Derallën, të bijën e Hysen Derallës, të njërit nga bijtë e Mehmet Pashë Derallës, i cili vazhdoi veprimtarinë patriotike të babait të vet, Hasan Pashë Derallës, duke ngritur edhe më shumë famën e familjes Deralla dhe duke çuar më tej çështjen kombëtare shqiptare. Shkrimi, ndonëse më shumë ka karakter publicistik se sa shkencor, hedh një dritë nga një kënd i veçantë dhe shikuar nga prizmi i vetë anëtarëve të familjes Deralla, për veprimtarinë patriotike-ushtarake të Mehmet Pashë Derallës, ministrit të parë të Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit. Këtu jepen detaje edhe për vazhdimësinë e veprimtarisë atdhetare të bijve të Mehmet Pashë Derallës: Halim beut, Hysen beut dhe Gajur beut, të cilët në rrethana jashtëzakonisht të vështira për veprim atdhetar, sakrifikuan jetën e tyre dhe të familjes, për të avancuar zgjidhjen e çështjes shqiptare, duke mbajtur pasojat e tyre gjatë gjithë jetës, madje duke vazhduar me pësimet edhe trashëgimtarët e tyre.

Fjalët kyçe:

çështja kombëtare, sakrifica, Mehmet Pashë Deralla, veprimtaria patriotike.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

Albanolog, gazetar, drejtor artistik në Qendrën e Kulturës në Tetovë

Ismail Arsllani, libri publicistik “Distinktivi tetovar”, Tetovë, 2008

Për kthimin e Mehmet Pashë Derallës nga Bagdadi për në Selanik, sipas fjalëve të mbesës së tij, Valdete Deralla, që i kishte dëgjuar nga gjyshja e vet, ishin shkrepur gjyle topash, siç ka qenë zakon kur kthehej ndonjë gjeneral ushtarak.

Ky ishte shkaku që në vjeshtën e vitit 1914, Mehmet Pashë Deralla dhe i biri i tij, Halim Bej Deralla, do të arrestohen dhe dërgohen të lidhur në Karllovë të Bullgarisë.

Downloads

Botuar

2023-02-03

Si të citoni

Asllani, Artan. 2023. “Veprimtaria Patriotike E Ministrit Të Luftës, Mehmet Pashë Deralla”. Diskutime 7 (23):312-18. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.550.