Gjenerali nga Tetova i dimensionit etnik

Autorët

  • Eugen Shehu

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.537

Abstrakti

Gradeci i Tetovës, në ato lugina të bukura në prehër të malit Sharr, do të zgjohej një mëngjes të largët të pranverës së vitit 1848, me disa të shtëna pushke. Në shtëpinë e Hasan Derallës pat lindur djalë. Asokohe, mjaft djem shqiptarë merrnin udhët e Anadollit, për të mos u kthyer më, por gjithsesi lindja e një mashkulli ka qenë ogur i bardhë për familjet tona të mëdha.
Hasani, i ati i Mehmetit, gëzonte respekt të veçantë jo vetëm në Tetovë e Gostivar, por dhe më gjerë. Veprimtaria e tij anti-serbe përfshinte që nga bisedat në kulla e kuvende, ku lidhej besa, e deri në luftë të hapur me armë në dorë kundër qëllimeve të aneksimit, kundër zjarreve që u frynte Beogradi shovinist. Është e njohur gjithashtu edhe bujaria e tij në vitin 1878, kur serbët ndërmorën një nga fushatat e tyre më të egra për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Të shkëputur me zjarr e hekur prej trungut të tyre, këta shqiptarë nuk mund të shndërroheshin në gjethe të thata, që t’i përplaste ngado furtuna shoviniste.
Kësisoj, Hasani bisedon në kuvendin e burrave në Gradec dhe duke ndërmarrë veprime mbrojtëse për sigurimin e këtyre shqiptarëve - refugjatë në Atdheun e vet, njëherazi mori nën kujdesin e vet 200-250 familje. U kujdes muaj të tërë për këto familje, me ushqime e gjithçka, deri në Shkup, ku emri i Hasanit do mbahej në gojë për të mirë. Ndërkohë që Hasan Deralla ishte ndër drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Veçmas për rrethinat e Pollogut, synoi dhe organizoi një formacion të rregullt ushtarak, megjithëse të vogël në numër. Edhe pse ndër të parët e lëvizjes kombëtare shqiptare për pavarësi, Hasani gjente kohë të merrej me të birin, Mehmetin, duke mbjellë tek ai dashurinë për njerëzit dhe trojet shqiptare.

Fjalët kyçe:

Fshati Gradec, kuvendi i burrave, lëvizja kombëtare.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

Është intelektual shqiptar, ka botuar studime të ndryshme, jeton dhe vepron në Bern- Zvicër

Downloads

Botuar

2023-02-03

Si të citoni

Shehu, Eugen. 2023. “Gjenerali Nga Tetova I Dimensionit Etnik”. Diskutime 7 (23):197-203. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.537.