Disa nga programet dhe elaboratet politike Serbe për Kosovën dhe popullin Shqiptar

Autorët

  • Haxhi Ademi

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.598

Abstrakti

Qëllimi i këtij studimi është që të trajtojmë disa nga programet dhe elaboratet serbe, që janë ideuar nga personalitetet më të shquara serbe, gjatë gjithë historisë, që kishin për qëllimet shpërnguljen e popullsisë shqiptare nga trojet e tyre dhe vendosjen e elementit sllavë. Këtë politikë antishqiptare e ka ushqyer me shekuj politika sërbe, historiografia e të cilit popull mundohet të paraqesë “faktet” rreth të drejtës së saj historike mbi Kosovën. Duke filluar me programin e parë politik “Naҫertania”, e deri më sot, është bërë përpjekje e pandërprerë rreth sllavizimit të Kosovës, nëpërmjet shpronësimit dhe kolonizimit, pastaj me anë të riemërtimit të vendeve me emra sllavë, etj. Kjo bëri që populli serb të frymëzohet me shekuj për të mbajtur Kosovën nën sundimin e Serbisë, e cila deri më sot nuk e ka njohur në asnjë rrethanë pavarësinë e Kosovës.
Vetëm në shek. XX, Serbia pushtoi tre herë Kosovën (më 1912, 1918, 1945), ndërsa autonominë e saj e suprimoi më 1989 për të zhvilluar një luftë të përgjakshme një dekadë më pas (1998-1999). Gjithë kjo tendencë për ta pushtuar dhe mbajtur Kosovën të tillë, dëshmon për një përpjekje sistematike shtetërore nëpërmjet bashkëpunimit të Akademisë Serbe të Shkencave me Kishën Ortodokse të cilat kanë ndërtuar politikën serbe drejtë Kosovës, për të mbajtur “Serbinë e Vjetër”, të cilën sipas historiografisë serbe e humbën në Betejën mitike tw Kosovës më 1389. Frytë i këtij bashkëpunimi ishin programet dhe elaboratet serbe të cilat kontribuonin në realizimin e politikës serbe drejtë Kosovës.

Fjalët kyçe:

Shpërngulja e shqiptarëve, kolonizimi, sundimi serb, Kosova, kisha ortodokse

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-02-07

Si të citoni

Ademi, Haxhi. 2023. “Disa Nga Programet Dhe Elaboratet Politike Serbe për Kosovën Dhe Popullin Shqiptar”. Diskutime 7 (23):468-90. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.598.