Pjetër Mazrreku dhe fjalorthi i tij i vjetit 1633

Autorët

  • Injac Zamputi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v18i2.1235

Abstract

Per jetën e Pjetër Mazrrekut, autor i fjalorthit të vjetit 1633, dijmë shumë pak për të mujtë me bamë një biografi të plotë. Familja e Mazrrekajve qe e njohun në shekullin e XVII-të në Prizrend ku lindi dhe u rrit Pjetri. Ky ndoq karierën kishtare dhe, si na tregon Farlati, qe vikar apostolik i dioçezeve të Serbisë. Me këtë funksion ai më 1617 botoi konstitucionet sinodale. Prandaj themi se Pjetër Mazrreku zu vendin që për shtatëmbëdhetë vjetë kishte mbajtë nëpër Kosovë Pjetër Budi deri sa, më 1616, ishte nisë për Itali. Na e njohim Pjetër Mazrrekun edhe me funksionin e vizitatorit apostoiik, po nëpër dioçezet e Serbisë (Kosovë) dhe të vendeve të tjera të Ballkanit, me anën e relacionit të tij të vjetit 1623/1624. Ky relacion i hollësishëm, që ai dërgoi në Romë, asht një dëshmi për veprimtarinë e këtij njeriu, që i shikonte me sy realist nevojët e vendeve dhe, për qeverisjen e mirë kishtare, ngulte kambë se duheshin prelatë vendas. Kështu Roma, me dekretin e 16 shtatorit 1624 e caktoi të bahej arqipeshkev i Tivarit dhe primat i Serbisë, në vendin e Marin Bicit. Pjetër Mazrreku, me këtë funksion të ri, iu përvesh menjëherë punës. Tetë muej pasi kishte qenë emnue arqipeshkev, e gjejmë tue bamë vizitat e veta dhe, nga Trepsha, me letrën e 15 majit 1625, ankohet në Romë sepse i kërkojnë punë por nuk i japin mjetet e nevojshme. Aso kohe, titullarët e Tivarit e kishin të pamundun të qëndronin në këtë qytet, prandaj edhe
Pjetër Mazrreku selinë e pati në Shkup ose në Janjevë. Bile ai mendoi dhe propozoi të ndërtohej një seli e përherëshme në këto anë, ku ta kishin qendrën prelatët e ardhshëm. Në vazhdim të veprimtarisë së vet, bani edhe relacionin e vjetit 1633 ku gjendet fjalorthi i tij i njohun. Vdiq më 1635.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

1964-06-01

How to Cite

Zamputi, I. (1964). Pjetër Mazrreku dhe fjalorthi i tij i vjetit 1633. Studime Filologjike, 18(2), 167–174. https://doi.org/10.62006/sf.v18i2.1235

Numër

Section

Kumtesa dhe shënime