Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë

Authors

  • Mevlude Aliu-Gashi Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4427

Abstract

Qëllimi kryesor i analizës për edukimin parashkollor në Kosovë është të bëhet një reflektim përmbledhës për zhvillimet në këtë nivel të edukimit, me theks të veçantë përfshirjen e fëmijëve në edukim parashkollor dhe sfidat me të cilat ballafaqohet edukimi parashkollor. Në pjesën e parë të kësaj analize është bërë një reflektim për kornizën ligjore me të cilën funksionon edukimi parashkollor në Kosovë, pra, ligjet që rregullojnë edukimin parashkollor, standardet, kurrikulat etj. Analiza në këtë pjesë konstaton se edukimi parashkollor në Kosovë është i rregulluar me Ligjin për edukimin parashkollor, nr. 02/L-52, 2006, dhe bazuar në këtë ligj janë hartuar Standardet e përgjithshme dhe Kurrikuli për moshën 3-6 vjeç, por mungojnë Standardet dhe Kurrikuli për moshën 0-3 vjeç. Në pjesën e dytë është bërë analizë për përfshirjen e fëmijëve në edukim parashkollor në Kosovë gjatë viteve 2008-2011 dhe përqindjen e fëmijëve që shkojnë në klasë të parë pa përgatitje paraprake. Krahasimi i zhvillimeve në edukimin parashkollor në Kosovë, me zhvillimet në edukimin parashkollor në Shqipëri dhe në Maqedoni, tregon se edukimi parashkollor te ne ndryshon edhe sa i përket ligjit, por edhe nivelit të përfshirjes së fëmijëve në edukim parashkollor. (Janë marrë këto dy shtete të rajonit për krahasim, për arsye se niveli i edukimit parashkollor është më i krahasueshëm me nivelin e edukimit te ne). Analiza në këtë pjesë konstaton se përfshirja e fëmijëve në edukim parashkollor në Kosovë është shumë e ulët, nën nivelin e përfshirjes në Shqipëri dhe në Maqedoni. Në pjesën e tretë është bërë një prezantim i sfidave me të cilat ballafaqohet edukimi parashkollor në Kosovë dhe mundësia e tejkalimit të këtyre sfidave. Sfida kryesore e edukimit parashkollor në Kosovë është përfshirja e ulët e fëmijëve në edukim parashkollor/ parafillor. Edukimi parashkollor i institucionalizuar është hallka e parë e sistemit arsimor dhe zhvillimi i edukimit parashkollor është bazament i rrugës për arsimim të mëtutjeshëm. Prandaj, duke u bazuar në këtë analizë që Kosovën e radhit në rangun më të ulët të përfshirjes së fëmijëve në edukim parashkollor, mund të konkludojmë se është nevojë e shoqërisë që edukimit parashkollor t’i jepet mbështetja dhe përkrahja që e meriton, si nga MASHT-i, nga komunat, nga organizatat që merren me edukim dhe nga komuniteti, që të trasojmë rrugën për edukim dhe arsimim të mirëfilltë për gjeneratat e reja.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Analiza e gjendjes së tanishme në edukimin parashkollor në Kosovë, 2008, Ardita Kajtazi.

  2. Edukimi parashkollor- prezantim i gjendjes aktuale, janar 2010, Merita Shala & Labëri Luzha.

  3. IPK, “Kërkime Pedagogjike”, 2010.

  4. MASHT, Ligji për arsimin parashkollor në Kosovë, nr. 02/L-52, 2006. MASHT, Ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, 2008.

  5. MASHT, Kurrikula e edukimit parashkollor në Kosovë, 3-6 vjeç, 2006.

  6. MASHT, Plani strategjik i arsimit të Kosovës, 2011-2016.

  7. MASHT, Standardet e përgjithshme të edukimit parashkollor në Kosovë, 3-6 vjeç, 2006.

  8. MASHT, Standardet e zhvillimit dhe të mësimit në fëmijërinë e hershme, 0-6 vjeç (draft-versioni 2011).

  9. MASHT, Strategjia për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë, 2007-2017.

  10. MASHT, Statistikat e arsimit në Kosovë, 2008-2009.

  11. MASHT, Statistikat e arsimit në Kosovë, 2009-2010.

  12. MASHT, Statistikat e arsimit në Kosovë, 2010-2011.

  13. MASH, Ligji për arsimin parauniversitar në Shqipëri, nr. 7952, 1995 MASH, Strategjia për arsimin parauniversitar në Shqipëri, 2009-2013. MASH, Byroja e zhvillimit të arsimit, 2007, Maqedoni.

  14. http://lajme.shqipëria.com/lajme/artikull/iden/307713/ http://www.mash-gov.al,

  15. http://www.mon.gov.mk/

Downloads

Published

2024-05-15

How to Cite

Aliu-Gashi, M. (2024). Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë. Pedagogical Research, 2(1), 274–293. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4427