Planifikimi dhe organizimi i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë

Authors

  • Safete Statovci - Shala Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4428

Abstract

Qëllimi i arsimit fillor dhe të mesëm të ulët është bazë fillestare për planifikim të mësimit dhe aktivitet e tjera të nxënësve, si dhe për zhvillim të programeve për punë në shkollë. Planifikimi është pjesë e rëndësishme e çdo mësimdhënësi, i cili duhet të jetë organizator, por edhe zendimmarrës rreth planifikimit të mësimit. “Të dështosh në planifikim do të thotë të planifikosh dështimin” . Për një planifikim të mirë, mësimdhënësi duhet të vendosë se cilat janë objektivat dhe qëllimet për zhvillimin e çdo veprimi apo edhe të njësisë mësimore, çfarë metoda dhe teknika përdor për përmbushjen e objektivave dhe mënyrën që duhet të bëjë për vlerësimin e arritjeve të nxënësve. Mësimdhënësi duhet të dijë se çfarë dëshiron të përmbushë dhe si duhet të veprohet për të përmbushur objektivat mësimore. Po ashtu, edhe nxënësit duhet të marrin pjesë në ndryshimet cilësore gjatë organizimit të punës në klasë, si në çifte ashtu dhe në grupe dhe të fitojnë shprehi për zgjedhjen e problemeve, të kenë tolerancë rreth ndryshimit, përmirësim të vetëvlerësimit dhe tregues subjektiv të përmirësimit të rezultateve mësimore. Kjo analizë ngërthen në vete planifikimin dhe organizimin gjatë të nxënit në këto nivele të shkollimit: 1. Arsimin fillor ( klasat 1 - 5 ); 2. Arsimi i mesëm i ulët ( klasat 6 – 9). - Hyseni, Halim, Mita Nikoleta, Salihu, Jonuz, Pupovci, Dugagjin. Qeverisja dhe udhëheqja në arsim , Prishtinë, Nëntor,2003,faqe109. Analiza kooperative e sistemeve shkollore te ne, si në arsimin fillor edhe në atë të mesëm të ulët, jep të kuptojmë se ekziston një organizim më i dobët dhe një ndryshim i theksuar në krahasim me vendet e zhvilluara. Derisa në vendet e tjera, kryesisht evropiane, nxënësve iu ofrohet mundësia për zgjedhje të lëndëve të caktuara, në pajtim me interesat dhe të arriturat e tyre, një gjë e tillë te ne nuk aplikohet. Për këtë kategori nxënësish vendet e zhvilluara planifikojnë programe të posaçme. Në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta planifikimi i orëve mësimore nuk bëhet në pajtim me programin e dedikuar për moshën e nxënësve për aftësitë piko-fizike të tyre, dhe lëndët e mësimit zgjedhor nuk bëhen sipas zgjedhës së nxënësve, kurse në vendet perëndimore një gjë e tillë nuk ndodh, sepse nxënësit janë ata të cilët e bëjnë zgjedhjen e lëndës. Në shkollat e Kosovës planifikimi i orëve të mësimit brenda ditës nuk është i përshtatshëm. Nga kjo del se nxënësit në Kosovë mund të kenë 2 ose tri orë bllok të lëndës së njëjtë edhe pse një gjë e tillë është e dëmshme për nxënësit. Duhet planifikohen orë dhe aktivitete të nxënësve në shkollë, gjatë javës, muajit dhe vitit shkollor. Në shtetet evropiane planifikohen orë të mësimit plotësues (shtues) dhe organizohen aktivitet për nxënësit që kanë vështirësi gjatë të nxënit. Sistemi ynë arsimor dallon me vendet e tjera, kryesisht prej klasës IV, si në gjuhën amtare, matematikë, gjuhë e huaj, gjuhë e dytë nacionale, edukatë figurative, edukatë muzikore, shoqëri, natyrë dhe teknikë, informatikë dhe edukatë fizike, por kujdes i kushtojnë edhe mjedisit gjatë të nxënit, teknikës, informatikës dhe sportit. Mënyra e vlerësimit të njohurive në vendet e zhvilluara dhe përparimi i nxënësve është i rregulluar më ndryshe krahasuar me vendin tonë. Për shembull, në Gjermani në fillim të shkollimit vlerësimi bëhet me shkrim, kurse në Danimarkë vlerësimi me shkrim bëhet pas arsimit gjashtëvjeçar. Në Francë zbatohen teste nacionale të njohurive me shkrim, lexim dhe matematikë (prej moshës 8-9 vjeçare).

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. -Instituti i Kurrikulës dhe i Trajnimit: Programe të Kurrikulës bërthamë të gjimnazit, Tiranë 2009, klasa e dhjetë.

  2. - Departamenti i Arsimit dhe Shkencës (2001): Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, libri i bardhë për diskutim, Prishtinë.

  3. - Hyseni, Halim, Meta, Nikoleta, Salihu, Jonuz, Pupofci, Dugagjin: Qeverisja dhe udhëheqja në arsim Prishtinë, 2003.

  4. -Qendra Për Arsim e Kosovës: Arsimi Bazik Cilësor, Prishtinë 2006 - Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit: Hulumtimet në shkencat e edukimit Prishtinë 2010.

  5. -Musai, Bardhyl: Metodologji e Mësimdhënies, Tiranë, 2003, -Deva-Zuna, Afërdita: Partneriteti Shkollë - Familje – Komunitet, Prishtinë 2009.

  6. - Pupofci, Dugagjin, Hyseni, Halim, Salihu, Jonuz: Arsimi në Kosovë, Prishtinë 2000-2001-OECD (2007) Të Kuptosh Rezultatet Sociale të Nxënësit . Paris: OECD.

  7. Richards, J,C. Curriculum development in Language teaching, Cambridge University Press, 2001.

  8. http://www.masht-gov.net

  9. http://www.sagepublications.com

  10. • www.romaeducationfund.hu (faqe e hapur në 24 Dhjetor 2009)

  11. • www.phwien.ac.at

  12. http://www.paedak.at).

Downloads

Published

2024-05-15

How to Cite

Statovci - Shala, S. (2024). Planifikimi dhe organizimi i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. Pedagogical Research, 2(1), 294–310. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4428