Modelet kurrikulare të AP-së në disa vende evropiane dhe synimet për një model të avancuar të kurrikulare të Arsimit Profesional në Kosovë

Autorët

  • Binak Gërguri Instituti Pedagogjik i Kosovës
  • Sylejman Sylejmani Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4418

Abstract

Nevoja për ndryshimet strukturore të Kurrikulit (planeve dhe programeve), ose reforma kurrikulare, rrjedh për shkak të ndryshimeve thelbësore në mjedisin arsimor (ndryshimet e kontekstit të gjerë shoqëror dhe/ose ndryshimeve të mëdha tekniko- teknologjike), apo për shkak të efikasitetit të pamjaftueshëm të sistemit arsimor ekzistues, për të ndryshuar strukturën e sistemit të arsimit, çfarë nënkupton një ndryshim radikal (kombëtar) të programit mësimor. Gjatë 10-viteve të fundit, në Arsimin Profesional në Kosovë, me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, janë pilotuar dhe vazhdojnë të pilotohen disa modele kurrikulare në disa shkolla profesionale. Këto modele kanë struktura të ndryshme, hartohen sipas metodologjive të ndryshme dhe zbatohen në profile mësimore dhe kurse trajnimi, si dhe shkolla profesionale të caktuara. Llojshmëria relativisht e madhe e modeleve kurrikulare që veprojnë në Arsimin Profesional ka krijuar vështirësi në krijimin e një sistemi unik kombëtar të AP-së. Sot, në botë ka një shumëllojshmëri modelesh kurrikulare të AP-së, të cilat i referohen formave, mënyrave dhe strukturave karakteristike të ndërtimit dhe funksionimit të sistemeve të AP-së në këto vende. Kjo analizë i referohet modeleve të ndryshme kurrikulare që veprojnë në Arsimin Profesional në disa vende Evropiane dhe në Kosovë, duke u përqendruar vetëm në aspektin “profesional” të këtyre modeleve dhe duke mos marrë në konsideratë “kulturën e përgjithshme” të tyre. Për të bërë analizën, si elemente karakteristike të “modelit kurrikular”, u përzgjodhën: koncepti i Kurrikulit, struktura e Kurrikulit, përmbajtja e Kurrikulit, metodologjia e hartimit dhe përgjegjësitë. Analiza e modeleve kurrikulare të Arsimit Profesional është bërë me qëllim që të prezantohen disa modele kurrikulare të zhvilluara deri me tani në disa vende evropiane dhe në Kosovë. Modelet kanë një koncept kurrikular relativisht të gjerë, strukturë kurrikulare me dy nivele, referencë ndaj nevojave të tregut të punës dhe synojnë zhvillimin e kompetencave kyçe, një kalim gradual nga arsimi profesional bazë në atë më të specializuar. Ato ndërtohen mbi bazën e një procesi kurrikular ciklik, të bazuar në analizën e profesionit, ku rolin kryesor në përcaktimin e arritjeve të nxënësve e luajnë përfaqësuesit e botës së punës dhe në përcaktimin e aspekteve përmbajtjesore dhe didaktike e luajnë përfaqësuesit e sferës së arsimit. Synohet: - Përmirësimi i modelit kurrikular nga një dokument statik në një projekt pedagogjik dinamik, rritja e autonomisë kurrikulare të ofruesve – shkollave të Arsimit Profesional, unifikimi i modeleve ekzistuese kurrikulare të Arsimit Profesional në një model metodologjik dhe strukturor me format standard në nivel qendror, duke respektuar edhe veçoritë e secilit sektor, rritjen e shkallës së referimit ndaj nevojave aktuale dhe perspektive të tregut lokal për kompetenca në punë, nëpërmjet bazimit të përmbajtjes së Kurrikulit te analiza e profesionit, analiza funksionale dhe te standardet përkatëse. - Fokusimi kah veprimtaria praktike, kompetencat kyçe dhe kompetencat profesionale, kah arritjet e nxënësve dhe procedurat e vlerësimit të tyre nëpërmjet përfshirjes më të detajuar në dokumentet kurrikulare të kritereve dhe instrumenteve të vlerësimit të arritjeve të nxënësve, përfshirjen më të madhe të përfaqësuesve nga bota e punës në procesin e hartimit të kurrikulave në nivel qendror dhe sidomos në hartimin dhe zbatimin e tyre në nivel ofruesi të Arsimit Profesional, për të mundësuar orientimin kah nevojat e tregut rajonal të punës. - Institucionalizimi i një metodologjie të hartimit të kurrikulave të Arsimit Profesional në nivel qendror, e cila do të respektojë disa parime themelore, të tilla si bazimi te analiza e profesionit, analiza funksionale, orientimi nga nevojat, fokusimi te kompetencat e pritshme dhe te praktika, përfshirja e të interesuarve në proces dhe ndarja e roleve e përgjegjësive të tyre, fleksibiliteti, rishikimi ciklik, mbështetja te rekomandimet didaktike bazë etj.Dhënien e një autonomie metodologjike dhe përmbajtjesore në nivelin e ofruesve të Arsimit Profesional, si dhe krijimin e kushteve dhe mbështetjen e tyre për ta realizuar me sukses këtë autonomi.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. AKAFP-Broshure Informative, nr. 1- Tiranë ,2009.

  2. Albina Buci- “Të nxënit bazuar në projekte”, AKAFP, Tiranë, 2010.

  3. Bejtja. P, Mustafai. A – “Metoda modulare në arsimin dhe formimin profesional” – “Revista Pedagogjike”, Tiranë, 1996.

  4. Grup autorësh - Udhëzues Metodologjik për hartimin e kurrikulave të Arsimit e Formimit Profesional në Shqipëri,

  5. Tiranë, 2009.

  6. Grup autorësh, Raport i studimit ”Modelet Kurrikulare të AFP në botë”, AKAFP, Tiranë, 2008, f. 14.

  7. Instituti i Studimeve Pedagogjike – “Reformimi i Kurrikulit të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Tiranë, 2000.

  8. Istrazivacki project: Reforma Kurikuluma u kontekstu cijelozivotnog obrazovanja /radni material. ministarstvo prosvjete i športa, zavod za unapreivanje školstva -nastavni plan i okvirni nastavni program za zanimanje tehnicar za mehatroniku (Šifra programa 041004, oznaka prema NSKO 3.1.4.3.0/52) - Zagreb, srpanj 2001.

  9. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë –“Program mësimor pilot për teknik të elektronikës konsumuese, shkalla I dhe II”, Prishtinë, 2004.

  10. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Programi mësimor Arsimi Profesional, Programi pilot 2003, Metalpunues, Shkallët I dhe II, Prishtinë, 2003.

  11. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë– “Program mësimor për vegëltar -Nivelet I dhe II”, Prishtinë, 2008.

  12. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë –“Program mësimor për Tekstil”, Prishtinë, 2004.

  13. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Udhezimi Administrativ -zbatimi i planit dhe programit për arsimin profesional. fusha: makineri, për nivelin e parë (kl. X, XI) numër 24/2008, 19.08.2008.

  14. Republika Hrvatska ,Ministarstvo znanosti obrazovanja i športa, Zakon o strukovnom obrazovanju pročišćeni tekst zakona NN 30/09, 24/10.

  15. Republika Hrvatska, Ministarstvo znanosti obrazovanja i športa ,Nastavni Plan i Program Podruje: Strojarstvo- Zanimanje: Monter strojarskih instalacija, Opici podaci o programu- zanimanju.

  16. Republika Hrvatska, Ministarstvo Znanosti, Obrazovanja i Športa, Prijedlog zakona o strukovnom obrazovanju - Zagreb, studeni 2008. Godine.

  17. Reforma Kurikuluma U Kontekstu Cjelozivotnog Obrazovanja Istrazivacki project: Reforma kurikuluma u kontekstu cjelozivotnog obrazovanja. Urednica/Voditeljica radne skupine istrazivackog projekta: Olga Lui

  18. Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Profesional në Kosovë, Draftprojekt për implementimin e ndërtimit të kapaciteteve. Shkollat model të profesionit, Strategjia për periudhën 2003 – 2008. Propozim, Prishtinë, 2003.

  19. UA nr. MASHT (I) 47/2004. 23 gusht 2004, Zbatimi i planit dhe programit për AP-në, për klasat X, XI dhe XII.

  20. http://public.mzos.hr/Default.aspx?sec=2253 www.see-educoop.net/...in/.../reforma_kurikuluma-cro-hrv-t06.pdf

  21. www.see-educoop.net/education_in/pdf/refo_kuri-cro-hrv-t06.pdf

Downloads

Published

2024-05-15

How to Cite

Gërguri, B., & Sylejmani, S. (2024). Modelet kurrikulare të AP-së në disa vende evropiane dhe synimet për një model të avancuar të kurrikulare të Arsimit Profesional në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 2(1), 67–109. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4418