Procesi i zhvillimit të Kurrikulit dhe i Planeve e Programeve mësimore në Kosovë 2001-2011

Autorët

  • Hajrije Devetaku-Gojani Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4420

Abstract

Ndryshimet në arsimin e përgjithshëm parauniversitar në Kosovë filluan me strukturën arsimore, e cila në qendër të reformimit kishte klasën e nëntë apo rritjen e arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet. Përveç qëllimit të rritjes së arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet, ishte edhe harmonizimi i sistemit të arsimit në Kosovë me sistemin e arsimit në shtetet e Bashkimit Evropian dhe në funksion të kësaj strukture u hartua pastaj edhe Korniza e Kurrikulumit të Ri të Kosovës. Ideja e hartimit të Kurrikulit të Ri të Kosovës mbështetej në faktet dhe analizat e nevojës për ndryshime në atë kohë që janë bërë me faktorë të ndryshëm të interesit si: Drejtorë të Drejtorive Komunale të Arsimit, zyrtarë të lartë të arsimit, drejtorë shkollash, profesorë nga Universiteti, mësimdhënës, nxënës, prindër, ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, si dhe zyrtarë të tjerë të arsimit, me qëllim që Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës të përfaqësojë vullnetin dhe konsensusin e plotë të shoqërisë sonë dhe me qëllim të krijimit të parakushteve për implementim të suksesshëm të ndryshimeve në praktikë. Ideja ishte që mos të hartohej një dokument dhe t’u dërgohej i gatshëm shkollave, në veçanti mësimdhënësve, por ideja ishte që në proces të përfshiheshin të gjithë faktorët e rëndësishëm, në mënyrë që informacioni për ndryshime të shkonte në vendin e duhur. Procesi nuk arriti të shkojë në kahun e filluar, por krijoi një shkëputje menjëherë pas hartimit të dokumentit. Shkëputjet filluan me hartimin e planeve dhe programeve të reja mësimore për lëndë dhe për klasa në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, duke e shtuar edhe një vit shkollimi jashtë strukturës së re të arsimit të përfaqësuar në Kornizën e Kurrikulit të Ri të Kosovës. Ishte pra klasa e trembëdhjetë ajo që u shtua dhe bëri që struktura e re e arsimit nga 5+4+3 të bëhej 5+4+3 apo 4. Faza tjetër e ndryshimeve filloi me rishikimin e dokumentit të Kornizës së Kurrikulumit, gjë që ishte paraparë edhe në Strategjinë e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017, mirëpo ndryshimet filluan pa një analizë të qëndrueshme të procesit dhe të gjendjes reale në të cilën ndodhet arsimi në Kosovë. Ndryshimet filluan pa u verifikuar dhe konstatuar treguesit realë të gjendjes dhe pa ardhur në një përfundim të qëndrueshëm se çka duhet të ndryshohet? Pse duhet të ndryshohet? Çka nuk ka funksionuar apo çka e vështirësonte procesin? Në këtë mënyrë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë do të mund të krijonte një orientim të qartë të asaj se ku jemi aktualisht me arsimin, ku dëshirojmë të arrijmë dhe si duhet të arrijmë në vendin e dëshiruar? Në këtë mënyrë, me iniciativën e MASHT-it, do të mobilizoheshin të gjithë faktorët e interesit dhe përvojat e kaluara do të shërbenin si mësim që të mos përsëriten problemet e njëjta apo të zvogëlohen ato sa më shumë që është e mundur. Po ashtu, do të krijohej një bazë e qëndrueshme e të dhënave sasiore dhe cilësore në të gjitha fushat e veprimtarisë shkollore, në mbështetje të së cilave do të nxirreshin rekomandime konkrete për të vazhduar pastaj me ndryshime në fazën e rishikimit të Kurrikulit.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Departamenti i Arsimit dhe i Shkencës (2001): Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, Arsimi parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i latë, liri i bardhë për diskutim, Prishtinë.

  2. Grup autorësh(2010): Instituti Pedagogjik i Kosovës, ‘Kërkime Pedagogjike’, Prishtinë.

  3. http:// acara curriculum development process [e konsultuar më 21.3.2011]

  4. http:// cuip.uchicago.edu/curriculum [e konsultuar më 23.3.2011] http:// curriculum.qcda.gov.uk.uploads [e konsultuar më 24.3.2011] Ligji Nr. 02/L-67 për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lekturës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik, qershor 2006. Ligji Nr. 2002/2 mbi Arsimin fillor dhe të mesëm ë Kosovë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë në Kosovë, tetor 2002.

  5. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë(2002-2006): Planet dhe Programet mësimore, Prishtinë.

  6. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë(2007): Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, 2007-2017, Prishtinë.

  7. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (prill 2010): Korniza e Kurrikulumit të Kosovës, dokument për përdorim të brendshëm, Prishtinë.

  8. Selim Mehmeti (2010): Provimi i Maturës në Kosovë, Fakulteti Filozofik (Punim masteri), Prishtinë.

Downloads

Published

2024-05-15

How to Cite

Devetaku-Gojani, H. (2024). Procesi i zhvillimit të Kurrikulit dhe i Planeve e Programeve mësimore në Kosovë 2001-2011. Kërkime Pedagogjike, 2(1), 136–164. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4420