Strategjitë e mësimdhënies që mundësojnë zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm: këndvështrimi i mësimdhënësve
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v3i.8931Abstract
Tema e të lexuarit të kuptimshëm në arsimin e obliguar ka fituar rëndësi të veçantë në kontekstin e reformave arsimore dhe vlerësimeve ndërkombëtare, sidomos në PISA, duke theksuar domosdoshmërinë për strategji mësimore ndërvepruese që fuqizojnë këtë shprehi themelore përmes të nxënit aktiv. Ky studim trajton përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në shkolla, një nga gjetjet kryesore të rezultateve të pakënaqshme të nxënësve të Kosovës në PISA, strategjitë e të cilave ndikojnë në zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm të nxënësit. Qëllimi i hulumtimit është të identifikojë më tej dhe të analizojë metodat dhe teknikat më të shpeshta që përdoren për të lexuarit e kuptimshëm të përmbajtjeve mësimore, parashtrimin e pyetjeve që nxitin të menduarit kritik, krijimtarinë, komunikimin përmes diskutimeve nxërvepruese dhe inkurajimin e bashkëpunimit. Studimi aplikon një qasje të përzier (sasiore dhe cilësore), me mostër të përzgjedhur prej mbi 1000 mësimdhënësish nga klasa e parë deri në të nëntën. Të dhënat për ketë studim do të mblidhen përmes analizës së teksteve shkollore dhe materialeve mësimore si dhe pyetësorëve me mësimdhënës. Gjetjet pritet të ofrojnë udhëzime dhe të kontribuojnë në përzgjedhjen dhe zbatimin e strategjive produktive të të lexuarit e kuptimshëm, për shkak të shprehive të kufizuara metodologjike që burojnë nga mungesa e trajnimeve të duhura për zhvillim profesional. Rezultatet do të tregojnë nivelin e përdorimit të strategjive të mësimdhënies që zhvillojnë në mënyrë të qëndrueshme aftësinë e nxënësve për të kuptuar dhe interpretuar tekstin. Zbatimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në shprehitë bazë të të lexuarit e kuptimshëm dhe që reflektohet në arritjet e pakënaqshme mësimore të nxënësve. Gjithashtu, studimi do të identifikoj strategjitë e mësimdhënies të cilat janë thelbësore për zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm të nxënësve. Rekomandohet do të ndikojnë në idetifikimin e fomave të mbështetjes së mësimdhënësve me programe të zhvillimi profesional të vazhdueshëm, që në fokus kanë fuqizimin e kompetencave të nxënësve në zhvillimin e të kuptuarit gjatë të lexuarit.Keywords:
cilësi e mësimdhënies, strategji të mësimdhënies, të lexuarit e kuptimshëm, mësimdhënës, qasja metodologjike, rezultate të nxënësve. 4 Ky studim është kontribut i ekipit të Dukagjini Akademi i prezantuar në Konferencën vjetore të IPKDownloads
References
-
Duke, N. K., P. D. Pearson, S. L. Strachan, and A. K. Billman. 2011. “Essential Elements of Fostering and Assessing Reading Comprehension.” In What Research Has to Say about Reading Instruction, edited by S. J. Samuels and A. Farstrup, 4th ed., 51–93. Newark, DE: International Reading Association.
-
Fisher, D., and N. Frey. 2016. Improving Adolescent Literacy: Content Area Strategies at Work. 4th ed. Boston: Pearson Education.
-
Hattie, J. 2012. Visible Learning for Teachers: Maximizing Impact on Learning. London: Routledge.
-
Kosovo Education Center (KEC). 2022. Raporti vjetor për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në Kosovë. Prishtinë: KEC.
-
McKeown, M. G., I. L. Beck, and R. G. K. Blake. 2009. “Rethinking Reading Comprehension Instruction: A Comparison of Instruction for Strategies and Content Approaches.” Reading Research Quarterly 44 (3): 218–53. https://doi.org/10.1598/RRQ.44.3.1.
-
Ministry of Education, Science, Technology and Innovation (MESTI). 2020. Raporti për performancën e arsimit në Kosovë. Prishtinë: MESTI.
-
Morina, B., Z. Plakolli, A. Mexhuani, and A. Bujari. 2025. “Qasja metodike e mësimdhënësve për zhvillimin e lexim-kuptimit te nxënësit.” Kërkime Pedagogjike 15 (2): 47–85. https://albanica.al/kerkime_pedagogjike/article/view/6024.
-
Musai, B. 2021. Mësimdhënia dhe të nxënit ndërveprues. Botim i dytë i përmirësuar. Tiranë: CDE.
-
OECD. 2019. PISA 2018 Results. Vol. 1, What Students Know and Can Do. Paris: OECD Publishing. https://doi.org/10.1787/5f07c754-en.
-
Snow, C. E., and A. P. Sweet. 2003. “Reading for Comprehension.” In Rethinking Reading Comprehension, edited by A. Sweet and C. Snow, 1–11. New York: Guilford Press.
-
Temple, C., et al. 2006. Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit për klasat mendimtare. Tiranë: CDE.
-
Zwiers, J. 2005. Zhvillimi i shprehive të të menduarit në klasat 6-12. Tiranë: CDE.
-
Zhang, J., C. McBride, and S. Cheang. 2020. “Teachers’ Understanding of Reading Strategies and Classroom Practices: A Study in Developing Contexts.” Teaching and Teacher Education 96: 103178. https://doi.org/10.1016/j.tate.2020.103178.