Vëzhgime në librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut - II. Shqimëzat në fund të tekstit

Autorët

  • Bardhyl Demiraj

Abstrakt

Ky studim është i dyti i radhës në triptikun tonë të studimeve mbi librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut si produkt tipografik. Këtu jemi përqendruar te shqyrtimi i katër fletëve-shqimëza që përmbyllin ekzemplarin e vetëm të librit të parë të botuar në gjuhën shqipe, siç e njohim deri sot. Materiali liturgjik që rroket në to është aq pak i ruajtur, sa është vështirë të trajtohet njëlloj si pjesa tjetër e korpusit kryesor me tekst të lidhur (§1). Megjithatë edhe ato si pjesë e së tërës gëzojnë të drejtën që të rroken në studimin ballor të 'Mesharit'. Prandaj brenda mundësive të kufizuara që disponojmë u përpoqëm, që krahas paraqitjes tabelare të materialit në fjalë, t'i përcjellim lexuesit zgjidhje të ndryshme alternative që kanë të bëjnë me studimin e këtyre fletëve shqimëza në vetvete (§2), sikurse në tërësinë tyre e në marrëdhënie me korpusin kryesor të librit (§3). Për çdo rast jemi përpjekur të sistematizojmë e të krehim prurjet në studimin e tyre të derisotëm, duke i mundësuar studiuesit dhe lexuesit të interesuar ndërmarrje të suksesshme në të ardhmen.

Fjalë Kyçe:

'Meshari' i Gjon Buzukut, fletë-shqimëzat në 'Mesharin' e Gjon Buzukut, humanizmi kristian, humanizmi dhe katolicizmi, Missale Romanum Mediolani (1474), Biblia Sacra Vulgata.

Downloads

Download data is not yet available.

Referencat

  1. Aretino, Pietro. 1538. Il Genesi di M. Pietro Aretino con la visione di Noe nella quale vedi i misterii del Testamento Vecchio e del Nuovo, diviso in tre libri. Impr. per Francesco Marcolini. Venetia | ___. 1551: Il Genesi, l'Humanita di Christo, & i Salmi : Opere di M. Pietro Aretino Del Sacrosanto Monte humil germe, & per divina gratia Huomo libero. Aldus. Vinegia. | Çabej, Eqrem (ed.). 1968. "Meshari" i Gjon Buzukut (1555), I-II. Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë e i Gjuhësisë. | Demiraj, Bardhyl. 2026a. Don Gjon Buzuku dhe 'Meshari' i tij. Shkodër: Botime Françeskane. | ___. 2026b. Vëzhgime në librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut - I. Numërimet në libër dhe ndonjë çështje që lidhet me to. (dërguar në shtyp) | ___. 2026c. Vëzhgime në librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut - III. Shkrime dore në dhe përreth korpusit kryesor me material liturgjik. (dërguar në shtyp) | Lloshi, Xhevat. 2020. "Një vështrim tjetër për librin e parë shqip: Meshari i Buzukut dhe Meshari kroat". Gazeta Dita (18 dhjetor) | ___. 2026. "Çfarë ishin shkimëzat në veprën e Gjon Buzukut më 1555". Gazeta Dita (16 mars). | Marku, Vincens. 2025. "Frontespici i Mesharit të Gjon Buzukut". Hylli i Dritës 2, 52-69. | Roques, Mario. 1932. Recherches sur les anciens textes albanais. Paris: Librairie Orientaliste Paul Geuthner. | Rrota, Justin. 1930. Monumenti mâ i vjetri i giûhës shqype. D. Gjon Buzuku (1555), Copa të zgjedhura e të komentueme per Shkolla të Mjesme. Shkodër: Shtypshkronja Françeskane. | Schirò, Paolo & Petrotta, Gaetano. 1932. "Il più antico testo di Lingua Albanese". Rivista indo - greco - italica di filologia - lingua - antichità 16, 41-67. | Shuteriqi, Dhimitër. 1975. "Në fillimet e njohura të shkrimit të shqipes, - Anëshkrimet mbi librin e Gjon Buzukut". Në Studime Filologjike 4, 87-95.

Shkarkimet

Botuar

2026-06-01

Si të Citohet

Demiraj, B. (2026). Vëzhgime në librin e restauruar të ’Mesharit’ të Don Gjon Buzukut - II. Shqimëzat në fund të tekstit. Studime Filologjike, (1), 195–218. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/10892

Numër

Seksioni

Probleme dhe diskutime

Similar Articles

<< < 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.