Mitologji antike Greke në prozën e Kadaresë

Autorët

  • Elida Qenami

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3349

Abstract

I. Kadare dallohet nga të gjithë shkrimtarët shqiptarë të shekullit të kaluar për prirjen e tij drejt mitologjisë, aq sa vepra e tij mund të lexohet edhe si një vepër mitologjike, ose neomitike. Ky shkrim synon të evidentojë mënyrat sesi shkrimtari operon me korpusin e miteve greke, që mbetet më i preferuari në prozën e Kadaresë. Tregimet e Kadaresë që lidhen me mitet greke fillojnë në mënyrë kronologjike me tregimin “Rënia e Trojës” shkruar në 1983 dhe botuar në përmbledhjen “Koha e shkrimeve” në 1986. Tregimi botohet shumë vjet më vonë nga botimi i romanit “Përbindëshi”, ku trajtohet po e njëjta lëndë mitike. Në variantin e fundit të botimit të romanit në 2008 nga Onufri, vihet re se ky tregim është integruar plotësisht në roman. Mungojnë pak fraza që realizojnë lidhjen me aktualitetin, dhe janë shtuar disa pjesë që kryejnë lidhjen me subjektin e romanit, ose që i shërbejnë shkrimtarit në rrafshin artistik të rrëfimit. Gjithashtu në roman, ndarja e kapitujve është e ndryshme nga tregimi. Personazhet e tregimit janë po ata që gjejmë edhe në variantin e romanit, Gent Ruvina dhe Leni, të cilët i shërbejnë shkrimtarit për të ringjallur mitin e Trojës. Teknika e rrëfimit bazohet në aktualizimin e mitit duke përdorur analogjitë mes personazheve dhe motiveve. Qysh në faqet e para të tregimit, prezantimi me personazhin femëror, Lenin, realizohet si një analogji me Helenën e Trojës. “Në të vërtetë ajo e kishte emrin Leni, dhe ishte nga pjesa fushore e Shqipërisë, nga një prej atyre qyteteve të vogla, ku, pas shfaqjes së filmit “Kali i Trojës”, vajzave bjonde me emrin Leni, si ajo, kalamajtë e lagjes u thërritnin Helena e Trojës”1.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. I. Kadare, Rënia e Trojës tek “Koha e shkrimeve”, Tiranë, 1986, f. 102.

  2. I. Kadare, Koha e shkrimeve, Tiranë, 1986, f. 110-111.

  3. I. Kadare, Koha e shkrimeve, Tiranë, 1986, f. 126.

  4. I. Kadare, Koha e shkrimeve, Tiranë, 1986, f. 126.

  5. I. Kadare, Ëndërr mashtruese, Tiranë, 1991, f. 33.

  6. I. Kadare, Ëndërr mashtruese, Tiranë, 1991, f. 35.

  7. I. Kadare, Eskili ky humbës i madh, Onufri, 2009, Vëllimi 18, f. 237.

  8. I. Kadare, Prometeu, Ëndërr mashtruese, 1991, f. 42.

  9. L’universale / La Grande Enciclopedia Tematica, vol. 33, Milano, 2004, f. 565.

  10. I. Kadare, Nata e sfinksit në “Ëndërr mashtruese”, Tiranë, 1991, f. 44.

  11. I. Kadare, Dialog me Alain Bosquet, Onufri, 1996, f. 158.

  12. I. Kadare, Ftesë në studio, Tiranë, 1990, f. 188.

  13. I. Kadare, Përbindëshi, Tiranë, 1991, f. 30-31.

  14. I. Kadare, Përbindëshi, Vepra, Vëllimi 1, Onufri, Tiranë, 2008, f. 297.

  15. I. Kadare, Ftesë në studio, Vepra, Vëllimi 18, Onufri, 2009, f. 180.

  16. I. Kadare, Dialog me Alain Bosquet, Onufri, 1996, f. 122.

  17. Po aty, f. 78.

  18. J. Wood, Kritika dhe fragmente (mbi romanet e Kadaresë), në “Jeta e re”, 2. 2011, f. 176.

  19. James Wood, Kronika dhe fragmente, “Jeta e re”, 2. 2011, f. 177.

  20. I. Kadare, Pasardhësi, Tiranë, 2003, f. 6.

  21. Intervistë e I. Kadaresë, marrë nga “Kadare ndryshe” i autores M. Cika-Kelmendi, Tiranë, 2009, f. 88.

  22. I. Kadare, Pasardhësi, Tiranë, 2003, f. 48.

  23. I. Kadare, Dialog me Alain Bosquet, Onufri, 1996, f. 123.

  24. I. Kadare, Pasardhësi, Tiranë, 2003, f. 124.

  25. I. Kadare, Pasardhësi, Tiranë, 2003, f. 160.

  26. I. Kadare, Pasardhësi, Tiranë, 2003, f. 41.

  27. Po aty, f. 157.

  28. I. Kadare, Pasardhësi, Tiranë, 2003, f. 121.

  29. I. Kadare, Pasardhësi, Tiranë, 2003, f. 121.

  30. I. Kadare, Pasardhësi, Tiranë, 2003, f. 161.

Downloads

Published

2012-12-18

How to Cite

Qenami, E. (2012). Mitologji antike Greke në prozën e Kadaresë. Studime Filologjike, 1(3-4), 165–184. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3349