Për marrëdhëniet e gjuhës letrare (përkatësisht standarde) shqipe me dialektet
Résumé
Një ditë nga fillimi i viteve ’60 në zyrën tonë (sektori i gramatikës) ra fjala për rolin e dialekteve, për pasurinë gjuhësore të pambledhur të tyre, dhe prof. E. Çabej në bisedë e sipër përmendi një thënie të shkrimtarit zviceran Gottfried Keller (1819–1890): “dialektet janë gurra ku freskohet përherë gjuha letrare.” Nuk e kisha dëgjuar më parë emrin e këtij shkrimtari, se në Fakultet nuk kishim studiuar asgjë për letërsinë zvicerane. U bëra kureshtar dhe, duke e kërkuar nëpër enciklopeditë, gjeta se cilësohej si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shek. XIX, ndërsa në Zvicër vlerësohej si përfaqësuesi më i shquar i letërsisë së atij vendi dhe ishte shndërruar në një lloj miti kombëtar.Téléchargements
Références
-
Këtë ide ai do ta rimerrte në kumtesën e mbajtur në Kongresin e Drejtshkrimit (nëntor 1972) me formulimin e mëposhtëm: “Ligjërimi popullor me gjithë shtresat e ndryshme që e përbëjnë, me karakterin e tij të natyrshëm e të thjeshtë, është i caktuar të jetë një gurrë e gjallë ku përtërihet vazhdimisht gjuha e literaturës.” (Çabej 1973, 256). Çështjen e marrëdhënieve të gjuhës së shkrimit me ligjërimin popullor E. Çabej e ka parë më fort me syrin e historianit të gjuhës që vëzhgon ecurinë e proceseve gjuhësore dhe udhëhiqet nga prirjet që vëren. Ndryshe prej tij A. Xhuvani nisej nga vështrimi i normativistit, që përpiqet ta mbajë gjuhën brenda rregullash të caktuara, edhe kur në përdorim shfaqen prirje të tjera. Kështu, në një diskutim të vitit, duke prekur format e shumësit si doktorët, profesorët, apo profesorat, doktorat, E. Çabej shprehet: “...ai dijetar nisej nga ajo se si duhej të ishte një përdorim, e unë nga kjo se si është.” (Çabej 2011–2012, 26–27).
-
Gjatë punës si hartues i fjalëve të shkronjave Nj dhe Sh për FGjSSh (1980) kisha vënë re se për një numër fjalësh të FGjSh (1954) në Kartotekë ishte vetëm skeda e këtij fjalori dhe ndonjë shembull prej veprash të përkthyera pas botimit të FGjSh. Nga kjo kuptohet se përkthyesit e kanë shfrytëzuar mirë lëndën e këtij fjalori për të gjetur fjalët e nevojshme e të përshtatshme.
-
Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë, 1980, f. IX (Parathënie).
-
Kështu është vepruar në përgjithësi në përgatitjen e lëndës për rubrikat si “Fjalë e shprehje popullore” në revistat “Studime filologjike”, “Gjuha jonë” etj., si dhe në botime të veçanta, por në shembuj janë ruajtur herë-herë edhe forma të ndryshme nga norma letrare, p.sh. Petrit Zeneli në librin “Fjalor me shprehje dhe fjalë të rralla nga Tropoja” (1999), i ka kthyer vetë sipas normës letrare fjalët dhe shprehjet në titull, me qëllim që ato të hyjnë në atë formë në një përdorim më të përgjithshëm, por në shembuj ka ruajtur forma dialektore, p.sh.: Kur të bëhen lendet lajthi – asnjëherë, kurrë. Ajo mund të bahet kur të bahen lendat lajthi (P. Zeneli, 196); ndërsa Avdyl Sula në librin “Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore” të Malësisë së Gjakovës (2009) i ka lënë fjalët në titull pak a shumë siç i ka dëgjuar, por shpjegimin e ka dhënë sipas standardit, p.sh. Symëllijë “Me sy të vegjël e të zinj si të mëllenjës” (A. Sula, 384).
-
Të shqyrtojmë kalimthi një tjetër libër të kohëve të fundit (F06): Fjalorin e gjuhës shqipe me rreth 41.000 fjalë, që nuk gjinden në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe 1980. Po ndalem vetëm te shkronja C. Aty kemi një trajtë “call”, që është për “sall”. Po kështu “carahosh” dhe “carahoshe” janë shqiptime të meta të fjalës turke “sarahosh”; edhe “ckrrajë” është që te F08 skrrajë. Nuk e kundërshtoj që ka një grusht njerëzish, ndoshta me të meta, që e shqiptojnë “call”, por po të ndiqej ky arsyetim i pasqyrimit të fjalëve në leksikografinë botërore, anglishtja dhe spanjishtja, për shembull, do të duhej të hartonin fjalorë me nga një miliard fjalë. Sall është turqizëm dhe shpjegimi kinse etimologjik aty është marrë në mënyrë jo korrekte nga vepra e njohur e T. Dizdarit. Më tej, autori i F06 na çon nga aty te një tjetër fjalë turke, që as T. Dizdari, me gjithë gjurmimin e tij të palodhshëm, nuk e ka ndeshur dot në gjuhën shqipe: kapipanxhë. Në turqishten ky është një togfjalësh: kapi pançur. Pastaj prej kësaj kapipanxhe na çon te “sollamadi”. As këtë nuk e ka qasur T. Dizdari. Është folja turke salmak, domethënë “e lëshoj të lirë”, ndërsa pjesa e dytë -madan në turqishten do të thotë “për diçka”. Ckulith, cigo janë fjalë greke. Të gjitha njësitë që vijojnë janë fjalë sllave: capur, capurit, capuritem, capuritje, i capuritur, të capuriturit, cbih, i cbihur, cedillë, cenit, cenitje, i cenitur, cepnallkë, cernagora, cërpka, cikaç, cikatar, i cikatarur, civlak, cmiloj, cmilohem, i cmiluar, i cmilur, coftav, cokatan, copavel, cornogore, crepujë, culahajë, culahit, culahitem, i culahitur, si dhe variantet e tyre fonetike: zbifem, zbifje, të zbifurit, i zbihur, zmiloj. …. Po pse me sllavizma, me turqizma e me greqizma paska qenë keq gjuha shqipe për t’u “pasuruar” kështu në shekullin XXI? Libra të tillë si ky Fjalor i vitit 2006 e përmbytin shqipen me bëzhdile që nuk i përkasin asaj. Në vend të komenteve e shembujve të tjerë, dëshiroj të bëj një thirrje: Mos t’u jepen armë të gatshme në duar atyre, që kanë qëndrime antishqiptare në fushën e gjuhësisë. Duke u nisur nga ky Fjalor, që pretendon se po na pasuruaka leksikun e shqipes, mund të nxirren me dashakeqësi përfundime të vajtueshme për shqipen. (Lloshi, 2012).
-
Në kllapa fjala e botimit të parë.
-
Puna e I. Kadaresë si redaktor i vetvetes meriton një studim të posaçëm.
-
Nuk duket me vend, për shembull, zëvendësimi i kovë me vedër, së pari, sepse të dyja janë sllavizma; së dyti, sepse vedra është prej druri, kova prej llamarine, kështu që vedra nuk mund të vihet në zjarr (në një rast autori për t’iu shmangur turqizmit kazan, ka zëvendësuar thënien vuri kazanin në zjarr të botimit të parë me kishte vënë vedrën në zjarr (!) (shih edhe shpjegimet e këtyre dy fjalëve në fjalorë).
-
Siç u pohua në konferencë nga organizatorët, data 20 nëntor ishte zgjedhur për ta ndërlidhur temën e saj me Kongresin e Drejtshkrimit, i cili u hap pikërisht më 20 nëntor 1972. Është një gjë e ditur se çdo gjuhë letrare a standarde mund të cilësohet si artificiale, sepse përfaqëson një formë të përpunuar prej shkrimtarëve e prej gjuhëtarëve të ligjërimit natyror dialektor. Prandaj cilësimi si artificial i standardit të sanksionuar në Kongresin e Drejtshkrimit nuk tregon ndonjë dobësi të tij. Ky standard si një sistem organik i ka qëndruar më së miri provës së kohës.
-
Në konferencën “Letërsia shqipe dhe dialekti” pati disa kumtesa që trajtuan mirëfilli këtë temë, d.m.th. rrethanat dhe motivet e përdorimit të ligjërimit popullor dialektor në letërsi. Kjo temë është trajtuar edhe në veprimtari shkencore të mëparshme
-
Shih: Marrëdhëniet e sotme të gjuhës letrare shqipe me dialektet. – “Studime filologjike”, 39(22)/1985, 1, 43–51; Krahasime midis gjuhës letrare dhe dialekteve në sistemin morfologjik. – “Gjuha jonë”, 7/1987, 2, 41–47; Gjuha letrare shqipe sot përballë dialekteve. – “Konferenca shkencore kushtuar 25-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”. Tiranë, 12 dhjetor 1997. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Shtëpia botuese “Shkenca”. Tiranë, 2000, f. 91–99; Marrëdhëniet e sotme të dialekteve me gjuhën letrare. – “Shqipja në etapën e sotme: Politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit” (Aktet e konferencës shkencore – Durrës, 15–17 dhjetor 2010). Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Botimet albanologjike. Tiranë, 2011, 455–462.

Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2024

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.