Për anglicizmat në gjuhën e sotme shqipe sipas “A dictionary of european anglicisms” (edited by manfred Görlach, Oxford University press, Oxford, 2001)

Auteurs

  • Hajri Shehu

Résumé

Fjalori “A Dictionary of European Anglicisms” (Fjalor i anglicizmave europianë) është përgatitur nga leksikologu dhe leksikografi i njohur gjerman, Manfred Görlach, profesor në Departamentin e gjuhës angleze në Universitetin e Këlnit (Köln), Gjermani. Fjalori është botuar nga “Oxford University Press” (Shtëpia Botuese e Oksfordit), Oxford, Britani, më 2001 (botimi i parë).

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Në kapakun e dytë të fjalorit është një listë me emrat e njëzet e katër kontribuesve për gjuhët europiane, që përfshihen. Për shqipen: R. Ködderitzsch e T. Ködderitzsch.

  2. Nga të dhëna e citime librash, e kemi ditur se autori kishte vite që punonte për një fjalor të tillë. Por e mësuam veç tani së voni se fjalori është botuar më 2001. Ne na ka rënë në dorë veçse pak muaj më parë. Pra, kanë kaluar më se 14 vjet nga dalja e fjalorit. Mbase, edhe është ribotuar. Po të jetë ribotuar, besojmë se duhet të jetë përditësuar. Kemi parasysh autorin, artikujt e tij në revistën ndërkombëtare

  3. “Lexicography”, dijet e tij të thella për anglishten dhe anglicizmat dhe hulumtimet e tij të vijueshme në 16 gjuhë të Europës – një punë, vërtet vigane. Fjalori ka 352 faqe (me format të madh e me shkrim të imët).

  4. Sigurisht, sa më shumë të zgjerohet korpusi elektronik, aq më e vështirë bëhet detyra.

  5. Edhe të rusishtes. Krahaso, p.sh., fjalën dispeçer: Sipas tabelës në fjalor, del se është përdorur në frëngjisht dhe në të gjitha gjuhët e Lindjes, nën ndikimin e rusishtes, si fjalë e sferës së organizimit socialist. Në gjuhët e tjera nuk ka hyrë.

  6. Shih, p.sh., te shkronja B: baby, babysitter, background, badminton, band, banker, bar, baseball, basketball, bazooka, beefsteak, bestseller, big bang, Big Brother, bit (byte), blackout, blue jeans, board, bobbin, boiler, boxer, boycott, brainwashing, building, bulldozer, bunker, business, bypass etj.

  7. Duket, autori ka parasysh: a) Kontekstin sociolinguistik të përdorimit të gjuhës angleze sot e në të ardhmen: Globalizmi i tanishëm ndikon e mund të vijojë të ndikojë fuqishëm në kompanitë dhe investimet e huaja me menaxhimin dhe menaxherët e huaj (e edhe vendës), sepse gjuha e menaxhimit (tani) është kryesisht anglishtja. Shto këtu teknologjitë e sotme dhe të nesërme – gjithashtu, me gjuhën angleze ose nën ndikimin e gjuhës angleze. b) Huazimin e sendeve e të koncepteve, i cili, për arsye që dihen, do të vijojë të jetë nën ndikimin e gjuhës angleze. c) Gjuhët standarde të Europës Perëndimore (edhe ngaqë janë bërë nën ndikimin e latinishtes) ndikojnë gjithnjë mbi njëra-tjetrën e kështu, mbështeten pak a shumë në të njëjtin sistem konceptesh. ç) Ndikimin social të fjalorëve, sidomos dygjuhësh e terminologjikë.

  8. Edhe shqipja e greqishtja, si gjuhë indoeuropiane, mund ta kenë më të lehtë sesa b.f., arabishtja marrjen e një huazimi anglez.

  9. Ndonjëherë, kur shikohet tek aksh fjalë ndonjë shqiptim anglez, qoftë edhe në një gjuhë, ajo përfshihet, sepse konsiderohet anglicizëm (shqiptimi e bën atë fjalë angleze).

  10. Ne mendojmë se mund të ishin vënë sepse janë anglicizma, jo vetëm si emërtime, por edhe në pjesë të tyre.

  11. Diskutimi, siç dihet, mund të shkojë më tej: Aksh fjalë angleze a me prejardhje nga gjuha angleze – është anglicizëm apo formim brenda një gjuhe tjetër (p.sh., në shqip, bojkotoj e sponsorizoj janë anglicizma, huazime apo formime brenda saj, në dallim nga bojkot, -i e sponsor, -i?).

  12. Në punë të integrimit të fjalëve angleze a me prejardhje nga gjuha angleze në këtë a në atë gjuhë është me vlerë edhe njohja e semantikës së saj (a rikuptimësohet në gjuhë, domethënë a zhvillon më tej kuptime të reja), e valencës së brendshme të njësisë (domethënë, e mundësisë së saj për të shërbyer, ose për të mos shërbyer si temë për formime të reja), e valencës së saj të jashtme (domethënë, e mundësisë së saj për t’u bashkëlidhur me fjalë të tjera të gjuhës) etj.

  13. Një krahasim në gjuhën shqipe: Ka anglicizma që janë identikë me etimonin e anglishtes (finish, poker, radar, rum, slogan, smog, snob, sport, sprint, supermarket, standard, start, stop, tank, tender, ISBN / = International Standard Book Number, PIN / = Personal Identification Number, VIP / = Very Important Person etj.), ose që shqiptohen si në anglisht (dispeçer, maus, mister, spiker, king, shok / = shock, snajper, stok, stres, test, trajner, tuist, uiski, janki etj.), ose që janë brenda sistemit fonetik të shqipes a sipas sistemit fonetik të shqipes (skaner, shilingë, sterlinë, softuer, spikerfon (si telefon), stendë, stok, striptizë, stjuardesë etj.). Por kjo nuk mund të ndodhë gjithnjë. Arsyet dihen. Krahaso shqiptimin e zanoreve të gjuhës angleze (në anglisht) dhe tejshkrimin e tyre në fjalë angleze a me prejardhje nga anglishtja në gjuhën shqipe:

  14. a [æ / ei / ә / a:]

  15. → 1. a (me sa duket, është marrë nga gjuha e shkruar sepse fjala vjen me të njëjtën paraqitje shkrimore, ndoshta,

  16. edhe ngaqë nuk kemi [ӕ] në shqip e a është më afër shqipes): skaner, kamping, kameraman;

  17. e – dispeçer, kek;

  18. a (sepse edhe në anglisht a + f + bashkëtingëllore shqiptohet a (e gjatë)): draft;

  19. ej (afërsisht si në anglisht → [ei]: grejpfrutë;

  20. e [i: / e] → e (si në anglisht, në rrokjen e mbyllur): ekskavator;

  21. ee [i:] → i : biftek.

  22. ei [ei] → ej : hokej.

  23. o [əu / o] → o (si në anglisht, në rrokjen e mbyllur): hobi, hokej, okej;

  24. i/y [ai / i]

  25. → 1. i (si në anglisht, në rrokjen e mbyllur): disketë, linçoj);

  26. aj (afërsisht si në anglisht në rrokjen e hapur [ai]): snajper (angl. sniper), teletajp (angl. teletype), najlon; u [ju (:) / u / a e shkurtër]

  27. → 1. ju (si në anglisht, në rrokjen e hapur): tredjunion, kompjuter;

  28. u (u është në rrokjen e mbyllur e në anglisht shqiptohet a e shkurtër; atëherë, sigurisht, huazimet duhet të jenë marrë nga gjuha e shkrimit): bunker, dumping, trust, xhungël;

  29. u (si në anglisht, në rrokjen e mbyllur): pulovër;

  30. o (në anglisht, në rrokjen e mbyllur shqiptohet a e shkurtër): drogë (angl. drug).

  31. Theksimi në shqip:

  32. a) fundor: impákt, spikerfón etj.;

  33. b) parafundor: skáner, kurríkul etj.

  34. Sigurisht, kjo është pjesa më e rëndësishme e informacionit. Përgjithësisht, ky informacion është i saktë. Por, vetëkuptohet që në kaq shumë zëra e në kaq shumë gjuhë, diçka mund të rishihet. Shih më tej, p.sh., sugjerimet tona për katrorin e shqipes.

  35. Ndërkohë, mund të përfshihej, p.sh. videotekst. Edhe satelit. Në origjinë fjala është frëngjizëm; por në kuptimin “satelit artificial” besojmë të vijë nga anglishtja, për arsye të fluturimeve amerikane në kozmos e ndikimit gjuhësor të anglishtes amerikane.

  36. Shih, p.sh., të dhënën që anglicizmi slogan është në 15 gjuhë, por jo në bullgarisht; bullgarishtja ka lozung / nga gjermanishtja.

  37. Vite më parë, më 2001 ne kemi bërë një si fjalorth të anglicizmave në gjuhën shqipe - aq sa mund të viheshin në një poshtëshënim. Ka qenë përpjekja e parë leksikografike në gjuhën shqipe. (Shih Rreth fjalëve angleze ose me prejardhje nga gjuha angleze në gjuhën e sotme shqipe, në “Studime për leksikun dhe për leksikografinë e sotme shqipe”, Tiranë, 2015). Më pas, ka bërë Xh. Lloshi një fjalorth anglicizmash. (Shih Xh. Lloshi, Raste ndërhyrjesh të huazimeve nga anglishtja, në “Studime filologjike”, 2011/1-2. Sipas V. Prokos, E. Lafe ka bërë një fjalorth me mbi 600 njësi. (Shih V. Proko, Probleme të depërtimit dhe të ngulitjes së anglicizmave në nivele të ndryshme të ligjërimit, në “Kërkime gjuhësore”, II, Tiranë, 2014. Ne kemi në skedarët tanë shumë skeda me vjelje nga botime e mjete të ndryshme të informimit masiv për anglicizmat. Mbase, në të ardhmen mund të bëhet sipas tyre një fjalorth i mirëfilltë anglicizmash.

  38. Sipas këtij gjykimi, përdoruesi i fjalorit mund të hetojë dhe të vijë në përfundim nëse, p.sh. apartament e buxhet janë frëngjizma – huazime nga frëngjishtja, apo anglicizma - huazime nga anglishtja.

Téléchargements

Publiée

2016-06-09

Comment citer

Shehu, H. (2016). Për anglicizmat në gjuhën e sotme shqipe sipas “A dictionary of european anglicisms” (edited by manfred Görlach, Oxford University press, Oxford, 2001). Studime Filologjike, 1(1-2), 215–226. Consulté à l’adresse https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3567

Numéro

Rubrique

Kritikë dhe bibliografi