“Fjalor i termave bazë teknikë” (Shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip), hartuar nga Dr. Gani S. Pllana

Autori

  • Agron Duro

Abstract

Kohët e fundit, në Kosovë, është vënë në qarkullim një vepër leksikografike e veçantë, e titulluar “Fjalor i termave bazë teknikë”, në të cilin janë pasqyruar termat e fushave themelore teknike, të përfaqësuara nga tri degë: dega e mekanikës, elektricitetit dhe e ndërtimit. Ky objekt, pasqyrimi i termave më përfaqësues të fushave teknike, të përmbajtura thelbësisht në tri degët kryesore të dijes teknike njerëzore, tradicionalisht më të hershme të njohjes dijore, përbën edhe anën më cilësore dhe më me vlera të Fjalorit në fjalë, i cili shërben për një publik të gjerë, duke filluar qysh nga nxënësit, studentët, studiuesit dhe të interesuar në përgjithësi për terminologjinë, sidomos për gjendjen e saj, bashkekzistues të termave të huaj me ata të shqipëruar, një pjesë si shqipërime që po fillojnë ose kanë filluar të nguliten, si: trysni për presion, autolarje për lavazh, kurse një pjesë të propozuar për t’u futur e aktivizuar si ndërkat (soletë), bërrylor për kolodok etj. Vlerë të veçantë në Fjalor marrin jo vetëm termat e shqipëruar që paraqiten si parësorë, por edhe ish terma shqip të zëvendësuar me terma po shqip, por më të përpiktë dhe më të motivuar nga ana e shprehjes së konceptit, duke u përafruar me standardin ndërkombëtar (anglez), si: hallkë e ngarë për hallkë e udhëzuar, hallkë ngarëse për hallkë udhëzuese, ngas për drejtoj (makinën) etj.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Downloads

Pubblicato

2017-12-09

Come citare

Duro, A. (2017). “Fjalor i termave bazë teknikë” (Shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip), hartuar nga Dr. Gani S. Pllana. Studime Filologjike, 1(3-4), 219–222. Recuperato da https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3658

Fascicolo

Sezione

Kritikë dhe bibliografi