Vështrim mbi saktësinë e haditheve të trajtuara në literaturat islame 1945-2022

Autorët

  • Prof. asoc. Dr. Sulejman Osmani

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2867

Abstract

Botimet për Islamin në gjuhën shqipe kanë krijuar materiale të bollshëm për studimin e temave edhe më specifike që kanë të bëjnë me fusha të ngushta studimi. Gjithsesi, në mesin e tyre është edhe lëmia e hadithit, me disiplinat e ndryshme të studimit, të cilat paraqesin kriteret bazë për njohjen e qëllimit të studimit.

Shkenca e Hadithit - Terminologjia e saj - përbën materien bazike për verifikimin, analizën dhe kritikën shkencore të trashëgimisë së Pejgamberit (a.s.) dhe në bazë të rezultateve të tilla, përcaktohet vlefshmëria për argumentim me hadithe të caktuara. Studimi synon të hulumtojë se deri në çfarë mase janë zbatuar standardet e Shkencës së Hadithit në punimet e publikuara, duke përfshirë verifikimin e hadithit; referimin e drejtë me rastin e adresimit të fusnotës; faktin nëse burimet e tij janë origjinale, apo janë marrë nga burime të dorës së dytë; si është bërë transkriptimi i fjalëve të hadithit në raste të caktuara; a korrespondojnë tekstet e tij me origjinalin dhe me paraqitje të tjera të kësaj natyre.

Shkenca e Hadithit është fushë e termave të shumtë që zakonisht përdoren në formën origjinale, si në shkrimin e emrave, po ashtu edhe të terminologjisë, andaj kjo paraqet një produkt studimi i cili synon të matë shkallën e unifikimit të përdorimit të termave që kanë të bëjnë me këtë shkencë. Trajtimi i temave në fushën e jurisprudencës islame mund të bëhet duke i trajtuar sipas metodologjisë së muhadithëve (studiuesit e haditheve), apo sipas asaj të fukahave (ekspertët e Fikhut, Ligjit Islam). Rrjedhimisht, hulumtime të tilla nxjerrin një vëllim më të madh të studimit dhe verifikimit të haditheve që janë vënë në funksion të argumentimit.

Gjatë hulumtimit për materialin, kemi identifikuar materie të bollshme për analizën e çështjeve të caktuara, të cilat mendojmë se paraqesin interes dhe sjellin rezultate të reja në shërbim të hadithit e që lidhen me krijimtarinë islame në gjuhën shqipe.

Keywords:

literaturë islame, hadithe, terma, verifikim, saktësi, terminologji

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Imam Nevevi, Rijadus-Salihin (Kopshtet e të devotshmëve)- version i shkurtuar, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Miftar Ajdini, Qemajl Morina dhe Nexhat Ibrahimi, botoi Logos-A, Shkup, 46, 1416/1996- botimi i II, f. xiii.

  2. El Buhari, Muhamed bin Ismail, Sahih El Buhari, nr. 6989, Muslim bin Haxhaxh, Sahih Muslim, nr. 1319.

  3. Ebu Ubejd, El Kasim bin Selam, Garijbul Hadith, vëll. 1.

  4. El Begavi, Shehus Suneh, vëll. 4.

  5. Tezë e Doktoraturës, punuar nga Pro. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha, libri bazë është në gjuhën arabe, ndërsa është përkthyer në gjuhën shqipe nga Muhamed Mustafa, botuar në Tetovë,

  6. Dr. Hajredin Hoxha, Doktrinat e Tefsirit në trojet shqiptare.

  7. Et Tirmidhi, Ebi Isa, Sunen et Tirmidhi, Bejrut- Liban, Daru Ihja et Turath el Arabi, vëll. 4.

  8. Jakup Asipi, Për Diturinë, Kumanovë, Botoi: Vllaznia, 2009.

  9. El Munavi, Fejdul Kadiir, vëll. 4.

  10. Dr. Zija Abdullahu, Studim Krahasimtar i Feve, botoi Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë, 2010.

  11. Abdulhamid Mahmud Tuhmaz, Fikhu Hanefi, përktheu nga gjuha boshnjake Selim Sylejmani, botoi Drita e jetës, Gjilan, 2006.

  12. Për një model të tillë, shih librin: Prof. ass. Dr. Musa Vila, Nën Hijen e Haditheve të Resulullahut, botoi Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë.

  13. Përmbledhje e librit Sahih el Buhari, Muhtesar Sahih el Buhari, zgjodhi dhe përmblodhi, Imam Zejnudin Ahmed bin Abdul-Latif ez Zebidi. Përktheu nga arabishtja, Telat Sula, botoi Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, botimi i tretë, Mileniumi i ri, Tiranë, 2015.

Published

2023-08-25

How to Cite

Osmani, Prof. asoc. Dr. Sulejman. 2023. “Vështrim Mbi saktësinë E Haditheve Të Trajtuara Në Literaturat Islame 1945-2022”. Univers 24 (24):46-59. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2867.

Numër

Section

Studime

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.