Misticizmi, tarikatet dhe disa përfaqësues
Abstract
Bazuar në të dhënat historike dhe literaturën e disponueshme, mund të nxjerrim përfundimet e mëposhtme:
-Tarikatet janë themeluar nga personalitete të njohura të kulturës islame, të cilat kanë luajtur një rol pozitiv dhe të dobishëm në edukimin e myslimanëve me normat e moralit islam.
-Në vendin tonë, themeluesit e teqeve, shehlerët, kanë shërbyer si oratorë që trajtojnë tema fetare dhe shoqërore islame, si: hatibë (predikues islamë në xhami) dhe imamë (udhëheqës të faljes), të emëruar zyrtarisht nga instancat përkatëse të administratës. Disa prej tyre ishin Sheh Qazim Hoxha në Tiranë, Sheh Selimi në Peshkopi, Sheh Veliu, Sheh Hysejni në rrethin e Tiranës etj.
Prandaj, mistika nuk ka arsye të konsiderohet si e drejtë ekskluzive e tarikatëve dhe e udhëheqësve të tyre, sepse edhe persona jashtë tyre janë marrë me mistikë.
Tarikatet janë një përbërës i rëndësishëm midis besimtarëve të komunitetit mysliman dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre përmes mesazheve që përcjellin tek masat e besimtarëve myslimanë.
Për përmbushjen e misionit që ata kanë ndërmarrë me përkushtim, ndjehet nevoja e ngritjes arsimore dhe kulturore në nivele më të larta si të kuadrove drejtuese, ashtu edhe të stafit. Kjo mund të shërbejë për një edukim të mëtejshëm të anëtarëve në institucionet e tyre, në mënyrë që të kontribuojnë më mirë për shoqërinë, kombin dhe atdheun. Sa të jetë e mundur, tarikatet duhet të mbahen afër dhe të ndihmohen me durim, vetëm për hir të Zotit. Le të konsiderohet kjo si një detyrë e përhershme dhe e vazhdueshme e institucioneve islame në vend.
Keywords:
tarikat, sheh, hatibë, imamë, misticizmiDownloads
References
-
Hasan Kamil Yilmaz, “Anahatlariyla Tasavvuf (Hyrje në tesavvuf)”, përkthyer nga dr. Metin Izeti, Tetovë 2002.
-
Po aty.
-
Po aty.
-
Dr. Selçuk Eraydin, “Tesavvuf ve tarikatlar (Tesavvufi dhe tarikatet)”, përkthyer nga dr. Metin Izeti, Tetovë 2001.
-
Dr. Selçuk Eraydin.
-
“Sunnet” përmbledh porositë dhe veprimet e Profetit Muhammed etj. H. Kamil Yilmaz.
-
Shifra e parë tregon vitin hixhri, shifra e dytë shënon vitin grigorian, që tek ne është zakon të shoqërohet me fjalët “pas Krishtit”.
-
H. Kamil Yilmaz.
-
Sadık Bega, “Zani i Naltë”, viti XII i botimit, nr 12, Dhjetor 1937.
-
As’hab es-suffa: Suffa, quhej këndi i xhamisë së Profetit (a.s.) në Medinë, ku qëndronin përkohësisht mahaxhirët që nuk kishin shtëpi. Kur gjenin shtëpi, ata largoheshin prej aty. Profeti (a.s.) i ndihmonte edhe duke u dhënë për të ngërën.
-
Sadık Bega: “Zani i Naltë”, viti XII i botimit, nr 12, Dhjetor 1937.
-
Një gradë e lartë shpirtërore, që fjalë për fjalë do të thotë: Grada e qëndrimit me Zotin.
-
Sheh Qazim Hoxha “Ç’urdhëron Kurani ”, konferencë e mbajtur në xhami, revista “Zani i Naltë”, viti XIII, qershor 1938. Sipas Sheh Qazim Hoxhës: “Mekami Beka” është grada më e lartë e Islamit.
-
H. Kamil Yilmaz.
-
H. Kamil Yilmaz, “Hyrje në Tesavvuf”.
-
Thomas Carlyle, “Heroi Profet, Muhammedi dhe islamizma”, përkthyer në shqip nga Beqir Çela, Durrës, 1935.
-
H. Kamil Yilmaz.
-
Henry Corben, “Historie de la philosophie islamique, Editions Gallimard 1986, (Historia e filozofisë islame)”, përkthyer nga Nexhat S. Ibrahimi, Shkup 1996.
-
Muhamed Ali Karaati, “Ihjaul Gazali”, botuar në gjuhën arabe në Kajro më 1935.
-
Hafiz Ismet Dibra “A ka dyshim në qenien e Zotit?!”, Micigan 1993.
-
Vexhi Demiri, “Filozofët muslimanë, Gazaliu”, Prizren, 1990, fq. 54. Për këtë, shiko edhe revistën “Kultura Islame”, viti V i botimit, nr 7-8, mars–prill 1944 (Rebiul Evvel – Rebiul Akhar 1363 H.)
-
H. Corben.
-
A. Fjalë nga greqishtja e lashtë, ka kuptimin: urtësi, menquri sipas së cilës mistiku fetar e besimtar mund të njihet me Perëndinë e të bashkohet me të. 1 - Teozofi, a f. (gr. theosophia < theos+ophia) - Të njohurit e Zotit, nëpërmjet përcaktimit të drejtpërdrejtë shpirtëror dhe zhytjes në vetvete dhe në botën abstrakte (metafizike) (sistemi i mistikës religjioze). (Instituti Albanologjik i Prishtinës: “Fjalori i fjalëve të huaja”, Rilindja, Prishtinë 1988.) 2 –Teozofi, a (gr. theos-Zoti dhe sophia-urtësia) - Pikëpamje filozofike spiritualiste e ezoterike, sipas të cilës vetëm Zoti është i urtë dhe kjo urtësi hyjnore mund të njihet e të përcaktohet jo me anë të mendjes, të arsyes e të filozofisë, por me anë të shikimit tonë, që i drejtohet brendisë sonë, përkatësisht me anë të intuitës, pastaj me anë të ekstazës, zbulesës mistike të vërtetë … (Prof. dr. Ekrem Murtezai: “Fjalori i feve”, Rilindja, Prishtinë 2000.)
-
H. Corben.
-
H. Corben.
-
H. Kamil Yilmaz.
-
Dr. Selçuk Eraydin.
-
Sipas librit “Makalat” (Thëniet)”, përkthyer në shqip nga dr. Metin Izeti 2006.
-
Ali Basha, “Nëpër gjurmët e Islamit”, Tiranë, 2005.
-
“Pir”quhet themeluesi i një tarikati.
-
Dervish-i, fjalë me prejardhje nga persishtja: prag-u. Në historinë e tesavvufit e ka kuptimin njeri i përkushtuar në shërbim të nevojtarëve në emër të Zotit, njerëz që falen shumë, ushqëhen me sa më pak dhe vishën me rroba pa zbukurime, të arnuara e të vjetra. Ata bëjnë më shumë për të tjerët se sa për veten e tyre.
-
Revista “Njeriu”, nr. 9, mars 1943, viti i I.
-
Kështu titullohej në atë kohë Komuniteti Musliman i Shqipërisë.
-
Pseudonim i pazbardhur ende nga ne, në revistën “Njeriu”, korrik-gusht 1941.
-
Pseudonim tek “Njeriu”, viti i II i botimit, Korrik 1943.
-
Ali M. Basha, “Drita islame”, viti V i botimit, nr. 5 (88), mars 1966.
-
H. Sherif Ahmeti, Kurani, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, surja 3, ajeti 103.