Lirika e shpirtit
Abstract
Pena e vjeshtës së artë përbën nismë të shkrimtarit Vasil Premçi për t’i dhënë lexuesit një vëllim me tregime të zgjedhura lirike. Përfshihen tregime nga 71 autorë nga të gjitha trevat shqiptare dhe me një shtrirje kohore prej dy shekujsh të fundit. Bëhen objekt personalitete të medias shqiptare dhe më gjerë, si: Ernest Koliqi, Milto Sotir Gurra, Mitrush Kuteli, Migjeni, Sterjo Spasse, Petro Marko, Ismail Kadare, Dritero Agolli, Faik Ballanca, Vath Koreshi, Kiço Blushi, Naum Prifti, Dushko Vetmo, Nasi Lera, Nasho Jorgaqi, Zija Çela, Teodor Laço, Helena Kadare, Faruk Myrtaj, Anton Gjonçaj, Ymer Shkreli, Kim Mehmeti, Lazër Stani, Vasil Premçi, Zydi Morava, Ardian - Christian Kyçyku, Roland Gjoza, Ardian Leka, etj. Padyshim që kjo “dallandyshe” do të çelë rrugën për vëllime të tjera me tregime të kësaj natyre, në të cilat dëshmohen emocione dhe ndjenja të thella njerëzore. Vëllimi plotëson një nevojë të domosdoshme të lexuesit të kohës tonë si edhe pasqyron nivelin e kësaj proze të brishtë të letërsisë shqiptare.Keywords:
shkrimtar, tregime lirike, Vasil Premçi, lexues, emocioneDownloads
Download data is not yet available.
Published
2023-12-30
How to Cite
Premçi, Vasil. 2023. “Lirika E Shpirtit”. Univers 17 (17):177-81. https://albanica.al/univers/article/view/3180.
Numër
Section
Art, Traditë dhe Kulturë



