Figura të mitologjisë në epikën popullore shqiptare dhe propozim për një rrugë alternative të mbërritjes së tyre në epos

Autorët

  • Arian Leka

Abstrakti

Teksa e njeh mitologjinë si një sistem simbolesh, artikulli trajton jo vetëm fazat e zhvillimit të sistemeve mitologjike dhe elementeve të tij si inventar mitografik, por ndalet për të hedhur dritë edhe mbi disa figura të veçanta të mitologjisë klasike, që ndeshen në trup të këngëve epike shqiptare. Punimi eksploron paradigmat mitologjike, duke u përqendruar veçanërisht te heronjtë e përbashkët të kulturave fqinje. Vëzhgohen motivet dhe sfondi i këngëve epike tradicionale që udhëtuan përgjatë rajonit e që mund të kenë origjinën gjetkë, por gjenden edhe në arealin kulturor shqiptar. Krahas personazheve të miteve homerike në epikën dhe përrallën shqiptare, shfaqen edhe argumentet mbi mitet me prejardhje nga teatri ose mite të frymëzuar nga motivet e teatrit. Ky veçim i prejardhjes së “miteve teatrore” nga “mitet homerike” mbështet mendimin se krahas këngëtarëve-bardë dhe rapsodëve shëtitës-nomadë, teatri ka luajtur rolin e tij prej placente në ushqyerjen dhe përhapjen e miteve antike në këngët epike shqiptare dhe në përrallat e rrëfyera. Një nga rastet që, mes të tjerëve, merret në shqyrtim, është ai i pranisë së një varianti të mitit të Medeas në këngët epike, që këndohen në Veri të Shqipërisë. Përveç rrugëve të njohura të emigrimit të popujve dhe të rhapsōidos, artikulli propozon njëkohësisht rrugë të tjera alternative të shtegtimit të miteve larg vendit të njohur të krijimit dhe mbërritjes së tyre të mundshme në Eposin shqiptar, duke nënvizuar gjithashtu rolin e teatrit dhe të repertorit teatror.

Fjalët kyçe:

mitologji, epika popullore, antropologji kulturore, mite homerike, shtegtimi i miteve, heronj të përbashkët kulturorë, mite teatrore

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-12

Si të citoni

Leka, A. (2023). Figura të mitologjisë në epikën popullore shqiptare dhe propozim për një rrugë alternative të mbërritjes së tyre në epos. Antropologji, 2(1), 120–148. Retrieved from https://albanica.al/antropologji/article/view/732