Nga vendruajtja në duart e studiuesit: përpunimi tekniko-shkencor i dokumenteve në AQSH, arritje, dështime e sfida për të ardhmen. Roli dhe përgje-gjësitë e arkivistit në evidentimin e lëndës arkivore.

Autorët

  • Prof. Dr. Nevila Nika Universiteti Europian i Tiranës

Abstract

Ka shumë për të thënë për Arkivin, këtë institucion të pandarë të shoqërisë njerëzore tashmë prej mijëra vjetësh, por thjesht në një farë mënyre mund ta përkufizojmë atë si “Shtëpinë e Kujtesës”. E ata që kalojnë jetën e tyre brenda mureve të tij, arkivistët, janë rojtarët, mbrojtësit dhe shërbyesit e thesarit të kombit. Janë pikërisht këta të fundit që i japin jetë një arkivi. Falë punës së tyre fjala e të vjetrit “çfarë vlere kanë thesaret, nëse mbahen të mbyllur”, përmbushet. Por cilat janë cilësitë e kërkuara për të merituar titullin arkivist? Pasi personalisht mendoj se jo gjithkush që ka punuar, punon apo do të punojë në këtë institucion, pavarësisht nëse në AQSh apo kudo nëpër Shqipëri, mund të konsiderohet se e meriton të qenit “arkivist”.
Rëndësia e arkivit dhe arkivistit për qeverinë e një shteti është e përmbledhur mirë në frazën që thuhet se e përdorte shpesh Napoleon Bonaparti: “një arkivist i mirë është më i vlefshëm për Shtetin se sa një gjeneral i mirë artilerie”. Natyrisht, Bonaparti nuk është i vetmi që ka një vlerësim të lartë për këtë profesion. Vlerësimi e përkujdesi ndaj këtë pozicioni, dhe individëve që e ushtronte këtë profesion, është i stërlashtë.

Keywords:

Aqsh, Arkiva

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2022-01-18

How to Cite

Nika, N. . (2022). Nga vendruajtja në duart e studiuesit: përpunimi tekniko-shkencor i dokumenteve në AQSH, arritje, dështime e sfida për të ardhmen. Roli dhe përgje-gjësitë e arkivistit në evidentimin e lëndës arkivore. Arkivat Shqiptare, 53(1-2), 100–119. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/269