Arkivat elektronike – arkiva të kohës moderne

Autorët

  • MA Pranvera Gashi

Abstract

Fjala Arkiv në mendjen tonë padyshim na jep shumë mendime. Mendimi i parë sigurisht që do të ishte për një arkiv klasik, një arkiv i mbushur me dokumentacion origjinal të kohëve të ndryshme, një arkiv i mbushur me fonde dhe me koleksione të personave juridik apo fizikë, por që të gjitha këto dokumente studiuesit e ndryshëm, hulumtuesit duhet të shkojnë në arkiv që të mund të bëjnë hulumtime të ndryshme. Ndërkaq mendimi i dytë lidhur me këtë fjalë do të ishte një arkiv me shumë dokumente ku hulumtuesit të kenë qasje për atë që kërkojnë edhe nga kompjuteri, ku dihet që në ditët e sotme kjo formë e shfrytëzimit në shumë arkiva të ndryshme të botës është shumë e aplikueshme ku larg saj nuk kemi mbetur dhe ne. Shfrytëzuesit dhe përdoruesit më të shpeshtë të arkivave të cilët u patën mësuar që shumicën e rasteve të kenë përpara vetës arkivat dhe dokumentacion klasike tani përpara vetës kanë një arkiv elektronik komplet tjetër nga aj klasik por mbi të gjitha me rolin dhe rëndësinë e njejtë që kanë arkivat dhe që kohëve të fundit në masë të madhe është përhapur shumë. Në kuadër të arkivit i cili ruan, përpunon, rregullon dokumentet klasike në letër, tani secili arkiv e ka edhe pjesën tjetër të tij që merret me deponimin elektronik të dokumenteve. Dokumentet elektronike janë shënime ku informata është e atillë që është e përshtatshme për hulumtim, përpunim dhe bartje me ndihmën e kompjuterëve digjital dhe njëkohësisht edhe shumë e përshtatshme për shfrytëzuesin. Në ditët e sotme i kushtohet një rëndësi jashtëzakonisht e madhe edhe zhvillimit të këtij arkiv i cili është edhe shumë më i përshtatshëm por edhe më i kërkuar.

Keywords:

Dokument, digjitalizim, arkivim, vlerë juridike, nënshkrimi elektronik.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-05-17

How to Cite

Gashi, P. (2023). Arkivat elektronike – arkiva të kohës moderne. Arkivat Shqiptare, 55(1-2), 19–32. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/769

Similar Articles

1 2 3 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.