Arkivi dhe domosdoshmëria e arkivimit të mediave sociale
Abstrakti
Arkivat janë dëshmitare të së kaluarës. Ato u ofrojnë studiuesve, histo-rianëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme prova, shpjegime dhe arsyetime për veprimet e kaluara dhe komunikimin e brezave për vendi-met aktuale. Këto institucione, me qasjen në dokumentacion që i mundë-sojnë shoqërisë, ndikojnë në zhvillimet ekonomiko-sociale, në kapërci-min e barrierave kulturore, fizike, politike dhe ky është një faktor i rëndë-sishëm për zhvillimin e një identiteti më gjithëpërfshirës për shoqërinë.
Vitet e fundit mediat sociale janë shndërruar në një nga kanalet më të pëlqyera të komunikimit qoftë në sferat private, ashtu edhe në ato publike. Administrata publike ka filluar përdorimin e mediave sociale duke rikri-juar marrëdhëniet me qytetarin me synimin thelbësor që është përmirë-simi i shërbimit në kohë dhe cilësi. Natyrisht është i pamohueshëm fakti se përdorimi i mediave sociale do të jetë një burim me rëndësi parësore për brezat e ardhshëm. Në këtë punim synojmë ta shprehim përhapjen e përdorimit të mediave sociale, rëndësinë e dokumenteve të krijuara në këto media dhe arki-vimin e tyre.