Përqasje historike e zhvillimit arkivor në Kosovë

Autorët

  • MA Fikrije Berisha

Abstract

Lindja e dokumenteve historikisht ka ndodhur atëherë kur edhe ka lindur shkrimi si mënyrë komunikimi në shoqëri, si kërkesë objektive e zhvillimit shoqëror dhe si nevojë për funksionimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme njerëzore. Dokumentet e para i gjejmë herët, diku në mijëvjeçarin e tretë para erës së re në shtetet skllavopronare të Lindjes së lashtë, pastaj më vonë në Greqinë dhe Romën e lashtë. Ndërsa në trevat shqiptare dokumentet dhe arkivat i ndeshim në periudha shumë të hershme, qysh në qytetet e lashta ilire, si mbishkrime në gurë, kronika të ndryshme apo dokumente të cilat mbronin interesat e skllavopronarëve e që ruheshin kryesisht nëpër biblioteka. Ndërkaq, kur bëhet fjalë për arkivat dhe shërbimin arkivor në territorin e sotëm të Kosovës gjatë kohës së ilirëve, gjegjësisht fisit dardan, i cili ka qenë i shtrirë në territorin e sotëm të Kosovës dhe jo vetëm, nuk kemi dëshmi të shkruara që flasin për arkivat dhe për personelin, i cili ka manipuluar me dokumente të shkruara. Gjurmë të tilla hasim në mbishkrime të ndryshme, në pllaka të shkruara prej guri, në monumentet e varrezave, stela, mbishkrime kushtuar perëndive, votive, nëpër gurë, etj. Përpjekjet e para konkrete për sa i përket arkivave dhe shërbimit arkivor në Kosovë janë bërë pas Luftës së dytë Botërore, vendosjes së pushtetit të ri komunist në kuadër të ish-Federatës Socialiste Popullore të Jugosllavisë, pjesë administrative e së cilës ishte edhe Kosova, konkretisht në vitin 1951 kur edhe themelohet Arkivi Shtetëror Krahinor.

Keywords:

dokumente, arkiva, periudha ilire, mbishkrime, gjurmë arkivore, shërbim arkivor, pushteti komunist, ish-Federata jugosllave, krahina e Kosovës, ASHAK, arkivi Krahinor i Kosovës etj.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-05-17

How to Cite

Berisha, F. (2023). Përqasje historike e zhvillimit arkivor në Kosovë. Arkivat Shqiptare, 55(1-2), 195–204. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/787

Similar Articles

<< < 3 4 5 6 7 8 9 10 11 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.