Njësia e administrimit të dokumenteve zyrtare sipas ligjit
Abstract
Në institucionet e Republikës se Kosovës çështja e administrimit të punës në zyrë dhe trajtimi i dokumenteve zyrtare që nga evidentimi fillestar e deri në procedimin përfundimtar të tyre është e përcaktuar me Ligjin për Administrimin e Punës në Zyrë, nr. 04/L-184, rregulloret dhe aktet e tjera nënligjore që duhet të zbatohen nga të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet publike. Andaj në këtë kumtesë trajtohet çështja e administrimit të dokumenteve zyrtare si veprimtari ndihmëse që i ndihmon organet për kryerjen e detyrave themelore zyrtare në mënyrë të drejtë dhe efikase që nga pranimi i dokumenteve e deri tek arkivimi pas përfundimit të lëndëve. Ligji në fjalë rregullon administrimin e punës në zyrë dhe dokumenteve zyrtare që nga krijimi, evidentimi e deri në procedimin përfundimtar të tyre, përmes njësisë së administrimit të punës në zyrë,për te gjitha institucionet e Republikës së Kosovës si dhe ndërmarrjet publike. Njësia e administrimit të dokumenteve është njësi organizative ku kryhen punët e administrimit të dokumenteve zyrtare, nga pranimi i postës, hapja, kontrollimi i postës, evidencimi, bashkimi dhe vulosja e shkresave-lëndëve, udhëheqja e afateve të punës, dërgimi i lëndëve në procedim, adresimi i postës, shpërndarja etj.



