Popullsia dhe vendbanimet e Ulqinit në shek. XIX sipas dokumenteve arkivore malazeze

Autorët

  • Dr. Nail Draga

Abstract

Rasti i Ulqinit është i veçantë në historinë tonë kombëtare sepse në saje të presionit të Fuqive të Mëdha nga ana e Perandorisë Osmane ky qytet me rrethinën e ngushtë iu dorëzua malazezëve në nëntor të vitit 1880. Në rrethana të reja shoqërore dhe nga pakënaqësia nën administrimin e Malit të Zi, rreth 1/3 e popullsisë shqiptare e Ulqinit emigroi, duke u vendosur kryesisht në Shkodër dhe në Durrës, që ndikoi në zvogëlimin e numrit të popullsisë shqiptare në këtë mjedis. Nga ana tjetër, pushteti i ri malazias si objektiv shtetëror kishte kolonizimin e këtij mjedisi me popullsi sllave, përkatësisht malazeze, fillimisht në qytet e më pas edhe në rrethinën e tij. Në lidhje me këtë çështje në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi ekziston një dokumentacion i gjerë për Ulqinin nga viti 1880 e më pas, i cili është me interes për hulumtuesit, studiuesit dhe opinionin e gjerë. Në këtë tekst do të paraqiten të dhëna për popullsinë sipas vendbani-meve dhe për shpërndarjen e tyre territoriale sipas strukturës kombëtare të popullsisë, duke dëshmuar edhe kolonizimin e këtij mjedisi me popullsi sllave (malazeze) që ishte synimi strategjik i pushtetit malazias në këtë periudhë kohore.

Keywords:

popullsia, vendbanimet, emigrimi i shqiptarëve, kolonizimi me popullsi sllave

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-05-18

How to Cite

Draga, N. (2023). Popullsia dhe vendbanimet e Ulqinit në shek. XIX sipas dokumenteve arkivore malazeze. Arkivat Shqiptare, 57(1-2), 25–34. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/801