Risitë në sallën e studimit dhe dokumenti i digjitalizuar arkivor si ndihmesë për studiuesit

Autorët

  • Ilda Kalldani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Abstract

Qëllimi: Risitë në Sallën e Studimit dhe dokumenti i digjitalizuar arkivor si ndihmesë për studiuesit ka për qëllim, së pari, t’i tregojë ndryshimet që ka pësuar Salla e Studimit si rezultat i digjitalizimit të dokumentit arkivor; së dyti, ta shënojë ndikimin që ka pasur procesi i shërbimit on-line në sallë të dokumentit arkivor për studiuesit; dhe, së treti, të paraqesë një analizë statistikore mbi njësitë e ruajtjes që janë shërbyer të digjitalizuara për studiuesit gjatë kësaj periudhe. Metodat e kërkimit: Ky studim është mbështetur në rregulloren e Sallës së Studimit dhe të Bibliotekës si dhe në analizën vjetore të Sektorit të Sallës së Studimit dhe Bibliotekës. Të dhënat janë nxjerrë nga urdhrat ditore për shërbimin e njësive të ruajtjes në Sallën e Studimit. Mbi bazën e këtyre urdhrave është përllogaritur sasia totale e njësive të digjitalizuara të shërbyera për një vit dhe deri tani, numri total i studiuesve. Rezultatet: Punimi paraqet interes studimi pasi hedh dritë mbi përmirësimin e shërbimit ndaj studiuesve nëpërmjet shtrirjes së kohëzgjatjes së shërbimit në sallë, duke u dhënë mundësi studimi edhe atyre studiuesve që nuk kanë mundësi studimi për shkak të angazhimeve gjatë orarit zyrtar. Lehtësim i shërbimit në sallë nëpërmjet lidhjes virtuale të studiuesit me dokumentin e digjitalizuar arkivor është një mënyrë e re, por edhe higjienike për shfrytëzimin e tij. Gjithashtu, kjo qasje rrit edhe numrin e studiuesve dhe bashkëpunimin e frytshëm me përfaqësues të institucioneve të ndryshme falë digjitalizimit të dokumentit arkivor.

Keywords:

Digjitalizim, shërbim arkivor, inovacion, shfrytëzim dokumentacioni, sallë studimi

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-10-17

How to Cite

Kalldani, I. . (2021). Risitë në sallën e studimit dhe dokumenti i digjitalizuar arkivor si ndihmesë për studiuesit. Arkivat Shqiptare, 56(1-2), 67–72. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/84

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.