Kompetenca dhe inkompetenca ligjore e menaxhimit dhe dhënies për shfrytëzim të dokumenteve arkivore

Autorët

  • Mr. sc. Bedri Zyberaj

Abstrakti

Në vendin tonë sot përballemi me vështirësi të ndryshme të grumbullimit dhe të menaxhimit të dokumenteve arkivore. Këto vështirësi janë të lidhura me faktorë të shumtë, duke filluar nga ata historikë e deri te faktori njeri. Sado që deri-diku kjo veprimtari është e rregulluar me legjislacionin që është miratuar nga organet kompetente, ende në masë të konsiderueshme ballafaqohemi me menaxhim inkompetent të pasurisë arkivore. Nën diktatin e mundësive të limituara, sidomos të hapësirës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, me tërë përbërjen e vet, edhe dy dekada pas mbarimit të luftës, nuk ia ka dalë ta grumbullojë tërë lëndën arkivore që është e detyruar ta bëjë sipas ligjit. Më shumë se dy të tretat e pasurisë arkivore që ruan sot agjencia jonë gjenden jashtë institucionit tonë, kryesisht te fondkrijuesit dhe fondposeduesit e ndryshëm. Kjo sasi, kuptohet, është e llogaritur në bruto, është e trashëguar nga koha para suprimimit të autonomisë së Kosovës më 1989, të cilën, për mungesë hapësire dhe për arsye të tjera, s’ia kemi dalë ta mbledhim dhe ta deponojmë në vendruajtjet tona. Papërgjegjësia e fondkrijuesve dhe moszbatimi i ligjshmërisë është një element tjetër i cili i ka kontribuar kësaj gjendjeje. Ato institucione që kanë fonde, edhe pas afateve ligjore për dorëzim, vazhdojnë ta mbajnë në hapësirat e veta materialin arkivor të cilin janë të detyruara ta dorëzojnë në Agjenci. Ato vazhdojnë ta menaxhojnë atë paçka se e drejta e menaxhimit të këtij materiali nga ana e tyre, sipas ligjit, u pushon pas moshës 30-vjeçare të dokumentit. Që nga kjo moshë e tutje, ruajtja, mbrojtja, sigurimi dhe dhënia për shfrytëzim e dokumenteve arkivore është përgjegjësi dhe kompetencë e Agjencisë Shtetërore e Arkivave e Kosovës. Kësisoj, sot kemi një dukuri të përzierjes së kompetencave për menaxhimin e pasurisë arkivore prandaj, në kuadër të kësaj teme, duke u bazuar në të dhënat empirike dhe analizën ligjore, do të ndriçohen kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore për menaxhimin dhe dhënien në shfrytëzim të dokumenteve arkivore të cilat kanë tejkaluar moshën prej 30 vjetësh.

Fjalët kyçe:

Arkivi, fondkrijuesi, ligji, kompetenca, mbrojtja, dhënia për shfrytëzim

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-18

Si të citoni

Zyberaj, B. (2023). Kompetenca dhe inkompetenca ligjore e menaxhimit dhe dhënies për shfrytëzim të dokumenteve arkivore. Arkivat Shqiptare, 57(1-2), 9–14. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/799